Connect with us

Futboll

Mourinho: Nuk e zëvendësojmë dot Kane

Mourinho për kane

Trajneri portugez ka pranuar për mediat se momentalisht nuk ka në skuadër asnjë futbollist me karakteristika të ngjashme me sulmuesin e dëmtuar, Kane.

Mourinho u shpreh se Lucas Moura dhe Son Heung-Min nuk janë zëvendësues të përshtatshëm të Kane në rolin e qendërsulmuesit, pas paraqitjes së Tottenham në barazimin 1-1 ndaj Middlesbrough të vlefshme për FA Cup.

Lucas ishte autori i golit të barazimit në këtë ndeshje, e cila duket se e ka lënë të zhgënjyer trajnerin e Tottenham. Skuadra e Mourinho nuk arrin të fitojë prej 3 ndeshjesh dhe sipas tij dëmtimet kanë qenë një prej faktorëve që e kanë penguar progresin e ekipit të tij.

Gjatë ndeshjes portugezi alternoi Lucas dhe Son në pozicionin e lënë bosh nga dëmtimi i Kane, por pa arritur të marrë rezultatin që priste. Në përfundim të saj ai u shpreh:

“Nuk mund të transformojmë Lucas apo Son në një numër 9 si Kane.”

“Ne ndryshuam shumë gjëra dhe ndërmorrëm risk, në 30 minutat e fundit luajtëm pa asnjë mesfushor, me 6 futbollistë ofensivë, por pa sulmues.”

“Ishte një ndeshje e vështirë. Nëse futbolli do të matej nga numri i herëve që arrin të krijosh raste, ne do të kishim fituar thellë. Megjithatë 1-1 nuk është një katastrofë. Ndeshjen tjetër do ta luajmë në shtëpi. Problemi ynë janë dëmtimet e shumta. Sot luajta me lojtarët që ishin në dispozicion.”

Pavarësisht se e nisi me disa fitore, impakti i Mourinho tek Tottenham është zbehur disi gjatë javëve të fundit. Megjithatë diferenca me vendin e katërt nuk është e madhe. Nëse portugezi arrin ta kualifikojë skuadrën e tij në Champions League dhe arrin të bëjë mirë në FA Cup, ky sezon do të quhej i suksesshëm në përfundim të tij.

Deri atëherë mbeten shumë muaj dhe Mourinho do të duhet të bëjë pa Harry Kane në javët në vazhdim, por fansat londinezë mund të kenë besim tek eksperienca e trajnerit të tyre për të marrë më të mirën e mundshme gjatë kësaj periudhe.

Lajdan është një nga kontribuesit kryesorë të "Portali Sportiv", me një pasion për gazetarinë sportive ai ka treguar gjithmonë një nivel të lartë profesional në përcjelljen e lajmit tek audienca jonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll