Connect with us

Futboll

Merkato – Ja objektivat e Chelsea për sulmin

Raphinha

Drejtuesit e Chelsea janë duke shqyrtuar alternativat e mundshme për të përforcuar repartin e sulmit. Braziliani Raphinha i Leeds mbetet një nga objektivat e trajnerit Thomas Tuchel, por një rikthim i mundshëm i Eden Hazard në Stamford Bridge mund të ndryshojë gjithçka.

Fansat e Chelsea kanë një lidhje të veçantë me 31 vjeçarin, dhe shumica e tyre do të donin ta shihnin Hazard dhe një herë tjetër me fanellën e bluve. Në vitet e fundit sulmuesi ka rënë pre e dëmtimeve të shpeshta, që e kanë penguar atë të shprehë potencialin e tij të plotë me Real Madrid. Problemi qëndron te fakti që kjo gjë mund të ndikojë edhe nëse lojtari vendos të kthehet tek Chelsea.

Vite më parë kur ishte pjesë e londinezëve, Hazard e kishte të garantuar vendin e tij si titullar, por ekuilibrat kanë ndryshuar tashmë te Chelsea. Ylli i kombëtares belge mund të jetë i detyruar të luftojë për vendin e tij në skuadrën e trajnerit Tuchel. Ky i fundit ende nuk e ka humbur interesin për asin e Barcelonës, Ousmane Dembele.

Lojtari dhe trajneri gjerman kanë një lidhje të veçantë me njëri-tjetrin për shkak të kohës së tyre tek Borussia Dortmund. Por shumë prej fansave të klubit londinez, nuk janë shumë optimistë për një lëvizje të tillë. Ashtu si dhe Hazard, Dembele ka rënë vazhdimisht pre e dëmtimeve. Duke marrë parasysh intensitetin dhe natyrën e fortë fizike të lojës në kampionatin anglez, ngrihen lehtësisht shumë pikëpyetje. 

Nëse sulmi i Chelsea sezonin e ardhshëm do të përbëhet nga Eden Hazard dhe Ousmane Dembele, në pamje të parë ky duket si një makth i vërtetë për ekipin mjekësor të bluve. Por trajneri Tuchel e kupton mirë këtë aspekt të lojës, dhe me shumë mundësi vetëm njëri prej futbollistëve do të bëhet pjesë e londinezëve sezonin e ardhshëm.

Kërkesat financiare të Dembele janë të larta, dhe kjo është diçka që mund të favorizojë Hazard. Në të njejtën kohë, zgjedhja potenciale mes Hazard dhe Dembele do të ndikojë shumë dhe tek bisedimet me Raphinha. Rikthimi i mundshëm i Hazard lë vënd në skuadër dhe për lojtarin e Leeds, por nuk mund të thuhet e njejta gjë për Dembele.

Duke parë me kujdes marrëdhënien e këtij të fundit me Barcelonën, vihet re qartë dëshira e francezit për të qënë në qëndër të vëmendjes, ose ndryshe pika e referimit në vijën e sulmit. Kjo gjë mund të bjerë ndesh me objektivat e Raphinha, i cili ka të njejtin potencial dhe prespektivë.

Para vetëm 2 ditësh presidenti i Chelsea, Roman Abramovich, i dorëzoi drejtimin e klubit londinez fondacionit të ekipit. Kjo erdhi si pasojë e presionit të shtuar mbi biznesmenët ruse, pas shpërthimit të konfliktit në Ukrainë. Ky është një zhvillim që mund ndikojë në planet e merkatos së Chelsea.

Në një deklaratë për mediat, Roman Abramovich komentoi vendimin e tij:

Gjatë pronësisë sime gati 20-vjeçare të Chelsea FC, gjithmonë e kam parë rolin tim si kujdestar i klubit, puna e të cilit është të sigurojë që të jemi aq të suksesshëm sa mund të jemi sot, si dhe të ndërtojmë për të ardhmen. Unë gjithmonë kam marrë vendime në interesin më të mirë të klubit që kam në zemër dhe mbetem i përkushtuar ndaj këtyre vlerave”

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll