Connect with us

Futboll

Merkato – A mund t’ia dalë PSG të sjellë në Paris N’Golo Kante?

N'Golo Kante

Drejtuesit e Chelsea nuk e shikojnë N’Golo Kante si të pazëvëndësueshëm në ekip. Ky është lajmi i bujshëm që ka bërë me dije prestigjozja Telegraph, ku sipas burimeve pranë ekipit londinez, Thomas Tuchel mund të heqë dorë nga shërbimet e mesfushorit.

Kante do të festojë në mars ditëlindjen e tij të 31-të. Lojtari ka pak më shumë se 1 vit kontratë të mbetur me Chelsea, dhe përfiton momentalisht 300,000 paundë në javë. Rregullat e bordit drejtues të bluve janë të qarta në këtë rast. Lojtarit nuk do t’i ofrohet një rritje page, dhe as një rinovim për më shumë se 1 vit. Por të gjithë e dinë se Kante nuk është një futbollist i zakonshëm për Chelsea.

Mesfushori i talentuar ka fituar praktikisht gjithçka me blutë e Londrës, duke përfshirë këtu:  Champions League, Premier League, FA Cup, Europa League, Uefa Super Cup dhe Club World Cup. Për të mos përmendur suksesin e tij me Francën në Botërorin e vitit 2018. Megjithatë, ofertat që mund të vijnë për shërbimet e Kante do të jenë sipas të gjitha gjasave shumë tunduese për Chelsea.

Një prej klubeve të interesuara është Paris St-Germain, që ka ndjekur prej kohësh talentin e Chelsea. Duke marrë parasysh këtë, si dhe faktin që Kante po i afrohet fundit të kontratës me blutë, nuk është çudi që francezët të vijnë me një ofertë zyrtare në verë.

Kante i kushtoi Chelsea vetëm 30 milionë euro, kur iu bashkua ekipit nga Leicester City në vitin 2016. Kjo do të thotë se edhe nëse lojtari largohet nga londinezët me kosto zero, blutë ia kanë dalë tashmë të shlyejnë shumën për blerjen e kartonit të tij. Në lidhje me fatin e Kante, Chelsea gjithashtu duhet të marrë parasysh se Jorginhos, që gjithashtu luan në mesfushë, i skadon kontrata po në vitin 2023. E vetmja mënyrë që Chelsea t’i mbajë përsëri në ekip, si Kante, ashtu dhe Jorginho, është që t’u ofrojë të dy lojtarëve kontrata marramendëse përsa i përket aspektit financiar. Kjo gjë ka pak shanse të ndodhë, që do të thotë se me shumë mundësi njëri prej tyre do të lërë klubin.

Kapiteni i Chelsea, Cesar Azpilcueta, ka thënë se Chelsea do të humbasë shumë më shumë se një futbollist, nëse lejon Kante të largohet. Spanjolli vlerësoi aftësitë e shokut të tij të skuadrës:

“Ai (Kante) ka aftësinë të rikuperojë shumë topa gjatë kohës që është në presion nga kundërshtari. Ai është inteligjent, punon për skuadrën dhe nuk është thjesht një lojtar që vrapon pa parë apo komunikuar me skuadrën. Është gjatë gjithë kohës i ndërgjegjshëm për pozicionin e tij dhe mundohet të mbulojë sa më shumë metra që ka mundësi.”

Rëndësia e Kante në ekipin e Thomas Tuchel është e njohur nga të gjithë por kjo mund të mos mjaftojë për t’i siguruar lojtarit një kontratë të re me blutë. Nëse Chelsea ia del të sjellë në Stamford Bridge talentin e West Ham, Declan Rice, atëherë largimi i Kante është mëse i mundur.

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll