Connect with us

Futboll

“Topi i Artë” 2019, kush do të triumfojë këtë vit?!

Si cdo vit tjetër, dhe këtë vit FIFA ka lajmëruar dashamirësit e futbollit në mbarë botën se në datën 23 Shtator, në ambjentet e të famshmit ‘La Scala” në Milano do të mbahet ceremonia e përvjetshme e Ballon D’Or, Topi i Artë. Topi i artë është padyshim trofeu individual më prestigjoz që nje futbollist mund të ënderrojë ne karrierën e tij dhe sigurisht që pyetja që na lind të gjithëve është e njejtë.

Cili do të jetë fituesi i “Topi Artë” për këtë vit?

 Fakti se Liverpool u shpall mbreti i Europës për sezonin 2018-2019 ka vendosur sipas të gjitha gjasave në pozita më të mira se kandidatet e tjerë qendër-mbrojtësin Virgil Van Dijk. Kjo jo vetëm konfirmohet nga shumica e analistëve, por dhe nga fakti se Van Dijk arriti të rrëmbente çmimin e lojtarit më të mire te vitit sipas UEFA. 

 E megjithatë çmimi i lojtarit më të mire te vitit sipas FIFA u rrëmbye nga legjenda argjentinase Leo Messi, në ceremonine që i parapriu Topit te Artë. Ne këtë pike fansat ndajnë mendimet e tyre, por të gjithë shprehen njëzëri mbi faktin se gara e forte për trofeun prestigjoz do fitohet nga një prej dy yjeve.

 Në pozita më pak favorizuese qëndron ndërkohë gjigandi portugez i rekordeve Cristiano Ronaldo. Portugezi asnjëherë nuk ndalet së befasuari me statistikat e tij. Ai arriti të ngrinte lart trofeun e Serie A, njësoj siç beri rivali i tij në Spanjë Leo Messi me La Ligan.

Gjithsesi Cristiano dështoi të merrte titullin e golashënuesit më të mire ne Serie A ,titull që u rrëmbye nga Fabio Quagliarella i Sampdorias. Një pike e forte që i jep përparësi yllit të Juventus nga rivalët eshtë fakti se në qershor udhëhoqi kombëtaren portugeze ne fitoren e Ligës se Kombeve, kompeticion i organizuar për here të pare këtë vit.

Kjo i jep atij nje hap para në garën direkte me Leo Messin, por mungesa e trofeut te Champions League mbetet e pazëvëndësueshme për të dy lojtarët.

Ndërkohë shume futbollistë të tjerë si Sadio Mane, Mohamed Salah ,Eden Hazard apo dhe të tjerë, kanë patur një rol protagonist në klubet e tyre përgjatë vitit. Për Sadio Mane dhe Mohamed Salah nuk është e nevojshme të flitet shume.

Mjafton të rikujtosh performancat e Liverpool-it te Klopp sezonin e kaluar. Një skuadër fenomenale, një futboll i jashtëzakonshëm. Kjo sigurisht falë talentit të këtyre lojtarëve. Në krahun tjetër Eden Hazard ishte busulla e orientimit dhe zemra e Chelsea sezonin që lame pas.

Në një skuadër jo me pak probleme, Hazard arriti të ngrinte lart trofeun e Europa League, duke i siguruar në të njejtën kohë Chelsea-it vendin e tretë në një kampionat shumë të luftuar si Premier League. Fitore të vogla, por shume impresionuese duke marrë parasysh rrethanat.

Lista e lojtarëve kandidatë tek “Topi Artë” mund të vazhdojë gjatë. Performancat mbreslënëse kanë qënë të shumta në numër. Duke qënë se FIFA ende nuk ka berë të qartë në mënyrë zyrtare, kriteret mbi të cilat zgjidhet fituesi i këtij çmimi, debatet dhe diskutimet nuk do të rreshtin asnjëherë në komunitetin sportiv. Secili është i lire të ketë të preferuarin e tij.

Në qoftë se do të me pyesnit mua ? Pa dyshim Virgil Van Dijk. Jam i mendimit se ka ardhur koha të ngremë në piedestal një mbrojtës. Kjo për të gjitha sakrificat dhe presionin e lartë të të luajturit në këtë pozicion. Spotlight-i ne futboll është në të shumtën e rasteve i rezervuar për goleadorët. Dhe kjo jo pa të drejtë, në fund të fundit është loja e golit. Por le të mos harrojmë, se ndonjëherë heronjtë e vërtetë janë ata që nuk e kalojne mesfushen !

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

4 Comments

4 Comments

  1. Pingback: Atletico-Barcelona, vendos Messi - Portali Sportiv

  2. Pingback: Messi, fituesi i Topit të Artë 2019! - Portali Sportiv

  3. Pingback: Shuhet legjenda e futbollit “MARADONA” - Portali Sportiv

  4. Pingback: 10 Futbollistët më të paguar në botë 2020‒2021 - Portali Sportiv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll