Connect with us

Futboll

Atletico-Barcelona, vendos Messi

messi

Në një përballje të barabartë dhe taktike si ajo e të dielës në mbrëmje, kush tjetër përvec Messi mund ta bënte diferencën?

Argjentinasi shënoi golin e 9-të sezonal në La Liga në një ndeshje që vlen më tepër se thjesht 3 pikët. Por le ta shohim të plotë dinamikën e kësaj përballjeje.

Rikthimi i Griezmann në Wanda Metropolitano

Duke u nisur nga drama mediatike që shoqëroi largimin e tij nga Atletico ishte e qartë se pritja që tifozët do ti rezervonin Antoine Griezmann do të ishte negative, dhe kështu ndodhi. Shqiptimi i emrit të tij gjatë prezantimit të formacioneve u shoqërua nga vërshëllimat e të gjithë stadiumit, situatë kjo që vazhdoi përgjatë gjithë ndeshjes.

Disa futbollistë arrijnë ta kapërcejnë këtë lloj presioni, madje mund të motivohen edhe më tepër për të bërë një paraqitje të mirë, por nuk ishte ky rasti për Griezmann. Francezi kaloi një mbrëmje për tu harruar ndaj ish-skuadrës së tij dhe dështoi të linte gjurmë.

Shkëlqimi i portierëve

Në këtë përballje të javës së 15-të të La Liga ndodheshin në fushë disa prej futbollistëve më të mirë në botë. Spektakli i Messi dhe yjeve të tjerë është edhe arsyeja që miliona fansa i ndjekin ndeshjet e këtij kalibri. Por pas 90 minutave  të luajtura, ishte e qartë se ata që kishin shkëlqyer më shumë ishin portierët e dy ekipeve.

Oblak shihet si një prej më të mirëve në rolin e tij prej disa sezonesh dhe njëjta gjë mund të thuhet edhe për gjermanin Marc-Andre ter Stegen. Pritjet e të dyve ishin arsyeja kryesore e mungesës së golave deri në minutën e 86 kur Oblak ju dorëzua klasit të Messi.

Sërish Messi! 

Cfarë mund të thuhet më për të? Në prag të ceremonisë së Topit të Artë, në një ndeshje përballë një rivali kryesor të La Liga, është sërish ai që vendos. Një nga kombinimet e zakonshme me Suarez në hyrje të zonës, goditje e ulët në cepin e poshtëm të portës, gol dhe 3 pikë.

Nëse Barcelona vazhdon të kryesojë La Liga, këtë sezon ëshë më shumë se kurrë merita e tij. Skuadra është në vështirësi, loja e Barcelonës nuk është më e njëjta, por Messi vazhdon të jetë deciziv. 

Lajdan është një nga kontribuesit kryesorë të "Portali Sportiv", me një pasion për gazetarinë sportive ai ka treguar gjithmonë një nivel të lartë profesional në përcjelljen e lajmit tek audienca jonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll