Connect with us

Futboll

Jamie Vardy dhe Leicester risjellin kujtime të vjetra…

leicester city

Leicester City. Mjafton një fjalë e vetme. Nje emër, dhe mendjet tona kthehen në vitin futbollistik 2015-2016. Pikërisht në këtë vit mbarë bota e futbollit u bë dëshmitare e një ngjarjeje përtej të pazakontës.

Një klub i vogël anglez ngjitet në Premier League nga kategoria e dytë dhe në një nga kampionatët më të luftuara në Europë arrin të ngrejë në qiell trofeun. Me një trajner si Claudio Ranieri dhe një yll të padëgjuar deri atëherë si Jamie Vardy gjithcka dukej si një ëndërr. Dhe sot që po flasim, duket se kjo ëndërr do të persëritet sërish…

Leicester City – Pozicionimi në Premier League

Leicester City ekipi i vogël i mrekullive mban sot vendin e dytë në Premier League-n angleze, me një diferencë prej 8 pikësh nga Liverpool kryesues. Me një Jamie Vardy në formë të shkëlqyer dhe një ekip që jep shpresë gjithkush po llogarit se sa shanse ka Leicester të përsërisë suksesin e jashtëzakonshem të tre viteve më parë. Sukses ky që duket i vështirë, por në 2015 të gjithë mendonin se ishte i pamundur.

Forma e shkëlqyer e “dhelprave” në këtë pjesë të parë të sezonit lidhet në mënyrë direkte me shpërthimin e pazkontë të yllit të tyre 32 vjecar Jamie Vardy. Anglezi është për momentin golashënuesi më i mire në Premier League me 11 gola duke lënë pas emra si Aguero, Aubameyang, Sterling, Salah dhe Mane.

Përvec golave Vardy ka dalluar me performanca individuale në nivel shumë të lartë si ajo përballë Arsenal apo Southampton. Nje start padyshim impresionues por deri ku do të mund të shkojnë dhelprat në garën për titull?

Statistikat e Klubit

Mund të duket e cuditshme por statistikat tregojnë se starti i këtij viti ne Premier League per Leicester është dhe më i mire se ai i sezonit 2015-2016. Ky tregues u jep shpresë të gjithë tifozëve dhe ngjall besim por kur bëhet fjalë për garën për titull hyjnë në lojë të tjera pengesa. Me kryesorja? Liverpool.

Gjigandët e Klopp janë ekipi për tu mundur në kampionatin anglez dhe pas performances së shkëlqyer por të pafat sezonin e kaluar, duket se këtë vit nuk kanë në plan të bëjnë lëshime. Duket se lojtarët e Leicester do ta kenë mjaft të vështirë garën për titull.

Gjithsesi ka fansa që preferojnë të qëndrojnë me këmbë në tokë duke vendosur objektiva më të arritshëm. Në rrjetet sociale tifozët e klubit shprehen se një vend në top-katershën e Premier League është një sukses për “dhelprat” duke marrë parasysh nivelin e rivalëve, si nga ana kualitative ashtu dhe nga financiare.

Gjithsesi në qoftë se ka një kampionat në Europë ku është e vështirë të bëhen parashikime është ai anglez. Dhe kjo është pse jo një tjetër arsye për të mbajtur gjallë shpresën te ekipi i drejtuar nga Brendan Rodgers. 

Sipas BBC Sports të vetmet skuadra në Premier League që kanë luajtur futboll më mire se Leicester këtë vit janë Liverpool dhe Manchester City i Pep Guardioles. Statistikat flasin hapur dhe duket se dhe në qoftë se Leicester dështon në fitimin e kampionatit, përsëri do të kemi një betejë mjaft të luftuar ne ishull.

Për të gjitha të tjerat na mbetet të presim. Mbase në fund të sezonit Vardy me shokë nuk do na kenë sjellë vetem kujtime dhe nostalgji nga e kaluara por pse jo, një tjetër trofe.

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll