Connect with us

Futboll

Telashe për Liverpool, ja lojtarët e dëmtuar

klopp

Jurgen Klopp do të duhet të bëjë modifikime në formacionin titullar të Liverpool, teksa “The Reds” po përballen përsëri me dëmtime.

Sulmuesi brazilian Roberto Firmino, mund të qëndrojë për më shumë se 1 muaj jashtë fushave të blerta, pas një dëmtimi muskular. Lojtari u dëmtua gjatë ndeshjes përballë Atletico Madrid në Champions League, ku Liverpool triumfoi me rezultatin 2-0. Trajneri Klopp komentoi mbi gjendjen e brazilianite, duke e konsideruar të rëndë dëmtimin:

“Po flasim për javë. Më shumë se 4. Do ta konsideroja këtë një dëmtim serioz.”

Mesfushroi Curtis Jones dhe mbrojtësi Joe Gomez, gjithashtu nuk do të jenë të disponueshëm në sfidën e së dielës përballë West Ham. Aryseja është e njejtë. Tekniku gjerman sqaroi publikun:

“Dëmtimi i Curtis është komplet ndryshe nga ai i Firmino. Ai nuk pati fat në trajnim, aksidentalisht mori një dëmtim në sy. Curtis është në proces rikuperimi, por duhet të shohim sa kohë do të zgjasë. Jam i sigurt se do të kthehet pas ndeshjeve të kombëtareve, por gjatë këtyre takimeve, duhet të shohim se sa do të jetë në gjendje të aktivizohet. Për Joey shpresoj të njejtën gjë.”

Ndërkohë kujtojmë se Naby Keita, gjithashtu është i padisponueshëm për trajnerin Klopp. Mesfushori u dëmtua nga Paul Pogba, në ndeshjen përballë United. Gjithsesi ai ia doli të ishte pjesë e formacionit të Liverpool, në takimin me Brighton. Por Keita u detyrua të linte fushën pas shqetësimeve në kofshë. Klopp deklaroi se lojtari do të jetë për pak kohë jashtë fushës.

James Milner është po ashtu i dëmtuar. Në lidhje me gjendjen e tij u prononcua ndihmës-trajneri i Liverpool, Pep Lijnders. Ai tha:

“Millie ndjehu diçka, ai vuri re se diçka nuk po shkonte si duhet me kofshën e tij të djathtë. Më pas Mason Greenwood filloi të vraponte dhe Milner vendosi ta ndjekë. Kjo gjë krijoi një problem dhe dëmtim akoma më të madh.”

Megjithëse dëmtimet e kësaj natyre variojnë përsa i përket seriozitetit, ende nuk dihet qartësisht se sa kohë do t’i nevojitet Milner për t’u rikuperuar. 36 vjeçari është një nga lojtarët më me eksperiencë të Liverpool.

Mes të tjerëve, lojtari që po vuan dëmtimin më të rëndë tek “The Reds” mbetet Harvey Elliott. Djaloshi i ri pësoi një dëmtim të rëndë në kyç, dhe u detyrua t’i nënshtrohej një operacioni. Megjithëse ndërhyrja shkoi me sukses, rruga e rikuperimit mbetet e gjatë. Por pavarësisht kësaj tek kampi i Liverpool janë optimist. Trajneri Klopp shpreson që lotjari të jetë në gjendje të aktivizohet përsëri gjatë këtij sezoni.

Elliott ka dhënë update-et më të fundit në lidhje me progresin e tij në rrjetet sociale. Lojtari u shfaq teksa punonte me pesha në palestër, për të forcuar fizikun e tij pas dëmtimit. Fansat e klubit gjithashtu janë treguar shumë suportues me futbollistin.

Liverpool mban momentalisht vendin e dytë në Premier League, vetëm 3 pikë pas kryesuesëve të Chelsea. Pas takimit me West Ham ditën e diel, “The Reds” do të rikthehen përsëri në fushë në datë 20 nëntor përballë Arsenal.

Blerimi është gjithashtu një nga kontribuesit tanë kryesorë, mbulon një gamë të gjërë artikujsh me një specialitet në departamentin e kurioziteteve sportive!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll