Connect with us

Futboll

Gatusso: Ibrahimovic edhe më i fortë se 10 vite më parë

gatusso

Ibrahimovic shënoi 2 herë në përballjen e Milan ndaj Napoli dhe trajneri i napoletanëve duket se është impresionuar prej suedezit. Sulmuesi i Milan u bë futbollisti më i madh në moshë që shënon 10 gola në 8 ndeshjet e para të Serie A duke konfirmuar edhe një herë se mosha për të është thjesht një numër.

Gatusso luajti së bashku me Ibrahimovic tek Milan gjatë viteve 2010-2012, periudhë në të cilën Milan arriti të fitonte edhe trofeun e fundit të Serie A deri më tani. Duke krahasuar Ibrahimovic në formën aktuale me atë të 10 viteve më parë, trajneri i Napoli ka dalë në përundimin se suedezi vetëm është përmirësuar me kalimin e viteve.

“Milan ka besim të plotë tek Ibrahimovic, ata besojnë 100% tek ajo që po bëjnë. Unë besoj se Ibra është më i fortë tani se 10 apo 12 vite më parë. Lojtarët e tjerë krosojnë vazhdimisht sepse e dijnë që pasimet e tyre do të arrihen prej tij.”

Tashmë Milan kryeson Serie A me 2 pikë diferencë nga surpriza Sassuolo. Kuqezinjtë kanë grumbulluar 20 pikë nga 8 ndeshjet e para për herë të dytë që kur liga italiane ka implementuar sistemin 3-pikësh. Sezoni ku e kishin arritur më parë këtë gjë ishte 2003-04, në fund të të cilit Milan u shpall kampione e Serie A.

Lajdan është një nga kontribuesit kryesorë të "Portali Sportiv", me një pasion për gazetarinë sportive ai ka treguar gjithmonë një nivel të lartë profesional në përcjelljen e lajmit tek audienca jonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll