Connect with us

Futboll

Këto rekorde sportive janë të pathyeshëm

Michael Phelps

Besojmë se e keni dëgjuar shprehjen “ rekordet janë vendosur, për t’u thyer më pas”. Epo, jo të gjithë. Disa rekorde do t’i rezistojnë kohës, duke i bërë të pavdekshëm lojtarët, trajnerët dhe ekipet që i vendosën ato.

Më poshtë kemi listuar 10 rekorde sportive të pathyeshme.

1. Fitoret radhazi të Cal Ripken në 2.632 ndeshje.

Le të fillojmë me një rekord që duket sikur do të qëndrojë përgjithmonë – fitoret e njëpasnjëshme në bejsboll  të Cal Ripken. Ai luajti në më shumë se 16 sezone pa humbur asnjë lojë. Kjo e bën atë ndër lojtarët më të mirë në historinë e bejsbollit.

Cal Ripken

2. Richard Petty ka fituar 200 gara në NASCAR. 

Titulli “Mbreti” është i merituar për Richard Petty, i cili është pa diskutim piloti më i madh i garave NASCAR, i të gjitha kohërave. Petty fitoi 200 gara në epokën moderne dhe para-moderne të NASCAR. 

Ai gjithashtu, ka fituar 10 gara radhazi dhe 27 gara në një sezon, në vitet 1966-1967.

Richard Petty

3.Wayne Gretzky shënoi 2.857 pikë në hokej.

894 golat e tij në karrierë, 92 golat dhe 212 pikët në vitet 1981-1982, dhe mesatarja e tij prej 1,92 pikë për ndeshje janë të pakapërcyeshme. Gretzky ishte një organizator sulmues dhe askush nuk do t’i afrohet kurrë 2.857 pikëve (gola dhe asistime) që ai shënoi në një karrierë 20-vjeçare.

Wayne Gretzky

4.Kareem Abdul-Jabbar shënoi  38.387 pikë në karrierën e tij në basketboll.

Kobe Bryant, i cili shënoi 33.643 pikë në karrierën e tij, mund ta thyente rekordin e Kareem Abdul-Jabbar, por ai do të duhej të ishte gjallë dhe të shënonte 25 pikë për ndeshje, në të paktën 200 ndeshje të tjera. 

Kareem Abdul-Jabbar

5.Michael Jordan, që ka shënuar 10 ose më shumë pikë në 866 ndeshje radhazi. 

Gjithashtu, Michael Jordan mban rekordin për mesataren më të lartë të shënuar në sezon dhe mesataren më të lartë të playoff-it në karrierë. 

Michael Jordan

Lexo gjithashtu: Këto 10 kuriozitete sportive nuk i keni dëgjuar ndonjëherë!

6.Wilt Chamberlain shënoi 100 pikë në një lojë basketbolli të NBA.

Thjesht nuk do të ndodhë më kurrë. Më 2 Mars 1962, Wilt Chamberlain shënoi 100 pikë në ndeshjen midis Philadelphia Warriors dhe New York Knicks, ku Philadelphia Warriors fitoi me rezultatin 169-147. Chamberlain atë sezon shënoi mesatarisht 50,4 pikë për ndeshje, një tjetër rekord që do t’i rezistojë kohës.

Wilt Chamberlain

7.Lance Armstrong fitoi shtatë gara të njëpasnjëshme në Tour De France.

Gjatë 20 viteve të fundit është e vështirë të gjesh një figurë më frymëzuese në sport sesa Lance Armstrong.

Çiklisti vendosi një rekord prej shtatë fitoresh radhazi, në garat e viteve 1999-2005, në Tour De France. 

Katër çiklistë të tjerë kanë fituar Tour De France pesë herë radhazi, por, askush nuk do të fitojë garat shtatë vjet radhazi.

Lance Armstrong

8. Pelé shënoi 1.281 gola gjatë karrierës së tij.

Sigurisht që në klasifikimin tonë nuk do të mungonte legjenda Pelé, s’mund të ndodhte ndryshe. 

Para Messit dhe Ronaldos, ishte Pelé. Superylli brazilian është një nga lojtarët më të mirë në historinë e futbollit. 

Pelé vendosi një rekord prej 760 golash zyrtarë dhe 1.281 golash në tërësi. Në vitin1999, Reuters e quajti atë “Atleti i Shekullit”. 

pele

9. Michael Phelps ka fituar 28 medalje olimpike.

Notari amerikan 35-vjeçar është Olimpisti më i suksesshëm dhe më i dekoruar i të gjitha kohërave, me gjithsej 28 medalje. Ndër to 23 janë medalje ari, edhe ky një rekord. Ai garoi në Lojërat Olimpike Verore në moshën 15-vjeçare, një nga Olimpistët më të rinj të Amerikës.

Michael Phelps

10. Fitoret e Byron Nelson në golf.

Në vitin 1945, Byron Nelson fitoi 18 nga 35 turne PGA, duke përfshirë edhe 11 fitore radhazi. Të dy rekordet janë ende për tu thyer, dhe me sa duket kjo nuk do të ndodhë kurrë.

Disa e zhvlerësojnë rekordin, pasi në vitin 1945 turneu u dobësua për shkak të Luftës së Dytë Botërore. Sidoqoftë, Sam Snead dhe Ben Hogan ishin ende në turné, dhe të fitosh më shumë se gjysmën e eventeve në të cilat merr pjesë, është ende një arritje e pabesueshme. 

Byron Nelson

Blerimi është gjithashtu një nga kontribuesit tanë kryesorë, mbulon një gamë të gjërë artikujsh me një specialitet në departamentin e kurioziteteve sportive!

1 Comment

1 Comment

  1. Pingback: 10 kuriozitete interesante rreth boksit - Portali Sportiv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll