Connect with us

Kuriozitete Sportive

12 kuriozitete interesante rreth boksit

boksi shah

Boksi është një ndër sportet më të njohura në botë. Ai është një sport luftarak, i cili zhvillohet në një ring midis dy boksierëve me një peshë të caktuar. Pavarësisht natyrës së tij të vrazhdë, ka ende shumë njerëz që e adhurojnë atë dhe ëndërrojnë të bëhen boksierë profesionistë.

Ndeshja e boksit përbëhet nga 9 deri në 12 raunde, që zgjasin nga tre minuta secili. Boksierët kanë mundësi të pushojnë midis raundeve vetëm një minutë.

Nëse doni të dini më shumë rreth këtij sporti, ju ftojmë të lexoni artikullin në vijim.

12 kuriozitete interesante rreth boksit.

1. Boksi daton që në mijëvjeçarin e 3-të (p.e.s). 

kuriozitete rreth boksit
Boksi në lashtësi

Historia e boksit daton rreth 5 mijë vjet më parë. Fillimet e tij i gjejmë në Mesopotaminë e Lashtë, Iraku i sotëm.

Edhe në Greqinë e Lashtë ky sport ishte mjaft i përhapur. Madje ishte një nga sportet kryesorë në Lojërat e Lashta Olimpike Greke që në vitet 688(p.e.s).

2. Boksi me doreza është më i  rrezikshëm sesa ai pa to.

boksi me doreza
Doreza Boksi

Në të vërtetë, dorezat e boksit janë më të rrezikshme dhe rezultojnë në më shumë vdekje sesa në boksin pa doreza. Në fakt, ato u përdorën në boks jo për arsye sigurie, por për të forcuar goditjet në kokë dhe shtuar nokautet. 

3. Boksi-shah është me të vërtetë një sport.

boksi shah
Boksi Shah

Boksi-shah është një sport i ri dhe shumë i përhapur në Berlin dhe Londër. Lojtarët alternojnë një raund shahu dhe një raund boksi derisa fituesi të shpallet ose me shah, nokaut ose vendim gjyqtari.

Ndeshja përbëhet nga 11 raunde alternative shahu dhe boksi. Rregullat janë këto:

  • Çdo raund zgjat 3 minuta.
  • 6 raundet e shahut përfshijnë gjithsej 18 minuta, duke i dhënë secilit lojtar gjithsej 9 minuta kohë.
  • Lojtarët fitojnë: me nokaut, me mat, me vendim të gjyqtarit, ose nëse kundërshtari tejkalon afatin kohor.

4. Muhamed Ali nuk refuzonte kurrë asnjë autograf.

Muhamed Ali
Muhamed Ali duke dhënë autograf

Kur ishte fëmijë, boksierit të famshëm Muhamed Ali i’u refuzua një autograf nga idhulli i tij i boksit, Sugar Ray Robinson. Kur Ali u bë i famshëm, ai u zotua të mos refuzonte kurrë një kërkesë autografi, premtim të cilin ai e mbajti gjatë gjithë karrierës së tij.

5. Para se ndeshja të zhvillohej, Muhamed Ali ndenji 2 muaj pa bërë seks.

muhamed Ali gjate ndeshjes
Muhamed Ali gjate ndeshjes

Muhamed Ali thoshte se do të rrinte 2 muaj pa u futur në shtrat me gruan e tij. Ai pretendonte se duke mbajtur energjinë dhe testosteronin e tij, e bënte atë të pamposhtur në ring. Edhe boksierë të tjerë bashkëkohorë, të tillë si Oscar De La Hoya dhe Manny Pacquiao e praktikojnë këtë metodë.

Lexo gjithashtu: Këto rekorde sportive janë të pathyeshëm

6. Më parë, aktori Liam Neeson ka qenë kampion i boksit amator.

Liam Neeson
Liam Neeson

Ylli i Hollivudit, Liam Neeson, para se të bëhej një aktor i famshëm, ishte gjithashtu një boksier amator shumë i talentuar. Neeson e filloi boksin kur ishte vetëm 9 vjeç dhe e vazhdoi atë deri në moshën 17-vjeçare.

7. Ray Robinson parashikoi se do të vriste një kundërshtar në ring.

Ray Robinson
Ray Robinson

Është me të vërtetë e pabesueshme, por legjenda e boksit, Sugar Ray Robinson, parashikoi se ai do të vriste një kundërshtar në ring. Parashikimi i tij ndodhi me të vërtetë. Në vitin 1947 ai hodhi në nokaut Jimmy Doyle, i cili vdiq më pas.

Doyle u dërgua menjëherë në spital pas kësaj ngjarjeje, por ai nuk arriti të përmendej dhe vdiq disa orë më vonë.

8. Mike Tyson ishte i varur nga kokaina dhe e përdorte atë përpara çdo ndeshjeje të rëndësishme.

Mike Tyson
Mike Tyson

Tyson e provoi kokainën për herë të parë kur ishte 11 vjeç. Ai e pranonte se merrte drogë para se të hynte në disa ndeshje të rëndësishme. Tyson përdorte një penis të rremë me urinën e një personi tjetër për të shmangur zbulimin nga testi i drogës.

9. Fansat e tallnin Evander Holyfield-in përpara ndeshjes me Mike Tyson-in.

Evander Holyfield
Evander Holyfield

Përpara zhvillimit të ndeshjes së famshme midis Evander Holyfield dhe Mike Tyson, fansat kundërshtarë i dërgonin letra me postë Holyfield-it me mbishkrimin “Shërim të shpejtë pas humbjes!”. Në 25 ndeshje kundrejt Tyson-it, ai kishte 24 humbje dhe vetëm 1 fitore. Pavarësisht këtyre humbjeve, Holyfield arriti ta fitojë këtë sfidë, e cila ishte një nga ngjarjet më tronditëse në historinë e boksit.

10. Rekordi për shumicën e nokauteve mbahet nga Archie Moore, me 131 të tillë.

Archie Moore
Archie Moore

Në boksin profesionist rekordi për shumicën e nokauteve të shkaktuara në karrierë është, 131 në 219 ndeshje, i cili mbahet nga Archie Moore me pseudonimin “Mangusta e Vjetër”.

11. Gus Waldorf mposhtet në ring nga një ari.

Gus Waldorf
Gus Waldorf

Sado qesharake të duket, në vitin 1949 u zhvillua një ndeshje boksi midis boksierit Gus Waldorf dhe një ariu. Ariut iu dha një gojëz mbrojtëse dhe doreza boksi për të krijuar kushte “të njëjta” për të dy kundërshtarët. Megjithatë, në fund ishte ariu që fitoi.

12. George Foreman përfitoi financiarisht më shumë nga skarat e tij sesa nga karriera e tij në boks.

George Foreman
George Foreman

George Foreman ka qenë një boksier i famshëm si dhe dy herë kampion i peshave të rënda. Sidoqoftë, skara me emrin e tij ishte shumë herë më e famshme.

Sipas raportimeve të gazetarëve, kompania Salton, Inc. i pagoi atij 138 milion dollarë vetëm për të marrë të drejtën e përdorimit të emrit të tij. Foreman vlerësohet të ketë fituar gjithsej mbi 200 milion dollarë nga skarat, një shumë parashë shumë herë më madhe se fitimet e tij totale në karrierë si boksier.

Blerimi është gjithashtu një nga kontribuesit tanë kryesorë, mbulon një gamë të gjërë artikujsh me një specialitet në departamentin e kurioziteteve sportive!

1 Comment

1 Comment

  1. Pingback: 10 sportet më të çuditshme në botë - Portali Sportiv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete Sportive