Connect with us

Futboll

Shuhet legjenda e futbollit “MARADONA”

maradona goli i arte

Diego Armando Maradona lindi më 30 tetor 1960, në  Lanus, Buenos Aires, Argjentinë, dhe ndërroi jetë më 25 nëntor 2020, në Tigre, Buenos Aires,  Argjentinë.

Ai ishte një lojtar dhe trainer profesionist argjentinas i futbollit. I vlerësuar gjerësisht si një nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave, ai ishte një nga dy fituesit (bashkë me Pel é-në), e çmimit FIFA “Lojtari më i mirë i shekullit të 20-të”.

Ai ishte një talent i lindur, dhe jo më kot iu dha pseudonimi “El Pibe de Oro” (“Djali i Artë”), një emër që qëndroi me të gjatë gjithë karrierës së tij. 

Më poshtë po rendisim disa nga arritjet e tij, duke pasur parasysh që ai ka shumë të tilla.

– Maradona ka marrë pjesë në 91 ndeshje kombëtare dhe ka luajtur në 4 Kupa Botërore për Argjentinën, duke shënuar 34 gola.

– Në vitin 1979, ai ishte pjesë e skuadrës së të rinjve argjentinas, që fitoi Kupën e Botës së të Rinjve, në Japoni.Maradona e çoi Argjentinën në fitoren e Kupës së Botës, në vitin 1986, duke mposhtur Gjermaninë Perëndimore 3-2 në finale. Gjithashtu, ai fitoi Topin e Artë, duke qenë lojtari më i mirë i kampionatit.

maradona

Vazhdojmë me disa arritje të tjera të Maradonës

– Maradona shënoi duke përdorur dorën e tij në çerekfinalen e Kupës së Botës së vitit 1986  kundër Anglisë. Kur u pyet për incidentin, ai tha: “Goli u shënua pak nga dora e Zotit, pak nga koka e Maradonës.”

maradona goli i arte

– Goli i dytë i Maradonës ndaj Anglisë – i cili erdhi vetëm katër minuta pas “Dorës së Zotit” – në çerekfinalen e Kupës së Botës, në vitin 1986, u quajt nga FIFA “Goli i Shekullit”. 

– Ai fitoi kampionatin italian në Serie A me Napolin në vitin 1987, një arritje që do të përsëritej në vitin 1990. Gjithashtu, ai fitoi Kupën UEFA në vitin 1989.

– Maradona u largua nga Napoli në vitin 1991, pasi dështoi në një test droge për kokainë.

– Në vitin 2005, Maradona filloi të drejtojë një emision në një television Argjentinas. I ftuari i tij kryesor në puntatën e parë ishte Pelé, pavarësisht rivalitetit të tyre. 

– Mesatarja e Maradonës në ndeshjet e klubeve vendase është 0,526 gola për ndeshje.

– Franco Baresi dhe Paolo Maldini e përshkruan atë si lojtarin më të vështirë që kishin luajtur ndonjëherë.

Blerimi është gjithashtu një nga kontribuesit tanë kryesorë, mbulon një gamë të gjërë artikujsh me një specialitet në departamentin e kurioziteteve sportive!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll