Connect with us

Futboll

Pirlo: Morata mund të bëhet një nga sulmuesit më të mirë në botë

morata

Morata shënoi një gol në minutën e 92-të në ndeshjen që Juventus luajti në Champions League përballë Ferencvaros. Ky gol u dha bardhezinjve fitoren dhe u siguroi kualifikimin për në fazën tjetër.

Kjo ishte hera e pestë që sulmuesi spanjoll shënon në këtë edicion të Champions League duke barazuar kështu edhe rekordin e tij sezonal në këtë kompeticion ku në sezonin 2014/15 shënoi 5 her ë në 12 ndeshje.

Në total Morata ka shënuar 7 gola në 10 ndeshje këtë sezon. Forma e tij aktuale e ka bërë trajnerin e Juventus, Andrea Pirlo, të besojë se lojtari  ka potencialin për tu bëre ndër më të mirët në botë në pozicionin e tij.

“Ai është një lojtar i fortë, kishte nevojë vetëm për vazhdimësi dhe vetbesim. Nëse ai ndihet mirë mendërisht është i aftë të bëjë cdo gjë., ai mund të bëhet një prej sulmuesve më të mirë.

Nëse stërvitet mirë, është në formë fizike, luan vazhdimisht dhe shënon, Morata bëhet një lojtar kyc si për ne ashtu edhe për kombëtaren e vendit të tij.”

“Ne pumojmë që ta sjellim në formën më të mirë dhe më pas ai i bën gjërat sic duhet në fushë.”

Vetëm sulmuesi i Borussia Dortmund, Erling Haaland, ka shënuar më shumë se Morata në Champions League deri tani. Spanjolli është duke zhvilluar një sezon mjaft pozitiv më fanellën e Juventus duke rigjetur formën e mirë pas disa sezonesh jo mbresëlënëse me Chelsea dhe Atletico Madrid.

Juventus duket ende një kantier dhe trajneri Pirlo është duke kërkuar formulën e duhur për të marrë maksimumin nga skuadra , por sulmuesit e tij janë duke prodhuar gola dhe ai mund të mbështetet tek ta për tu treguar decizivë kur skuadra ka nevojë.

Portali Sportiv është portali më i madh online që ofron artikuj profesionalë ,analiza, lajme sportive etj. Na ndiqni, ne nuk do tju zhgënjejmë.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll