Connect with us

Champions League

Pas epokës Tuchel, Mauricio Pochettino gati për stolin e PSG

Tuchel

Pas shkarkimit të Thomas Tuchel nga stoli i kampionëve të Francës, duket se pretendenti kryesor për të marrë drejtimin e skuadrës është Mauricio Pochettino.

Sipas burimeve, bëhet e ditur se lojtarëve të PSG u është komunikuar se argjentinasi do të jetë trajneri i ri i ekipit. Bisedimet mes klubit kryeqytetas dhe ish trajnerit të Tottenham kanë nisur që prej dy javësh dhe sipas parashikimeve zyrtarizimi ka shumë mundësi të ndodhë së shpejti.

Pak më përpara këtij raportimi, sipas burimeve të BBC, trajneri Thomas Tuchel u shkarkua nga klubi në mënyrë disi ironike. Kjo pasi sipas informacioneve, vendimi iu komunikua direkt pas ndeshjes që PSG fitoi përballë Strasbourg me rezultatin e thellë 4-0 në kampionat. Skuadra nga Parisi ndodhet momentalisht në vendin e tretë në Ligue 1, por vetëm 1 pikë diferencë i ndan nga Lyoni që kryeson renditjen.

Gjithsesi, për shumë analistë shkarkimi i Tuchel nuk ishte kaq surprizues pasi kontrata e gjermanit skadonte në fund të këtij sezoni. Emri i Pochettinos gjithmonë është lidhur me klubin parizien, dhe madje argjentinasi është aktivizuar si lojtar për PSG në vitet 2001-2003.

Trajneri që çoi anglezët e Tottenham deri në finalen e Champions League në vitin 2019 u largua nga skuadra po atë vit. Pra ky do të jetë rikthimi zyrtar i Pochettino në drejtimin e një skuadre që prej nëntorit të vitit të kaluar.

Por mediat nuk kanë lënë mënjanë dhe spekulimet për të ardhmen e Thomas Tuchel. Gjermani vërtet nuk është më pjesë e PSG, por reputacioni i tij ngelet i padiskutueshëm.

Sipas reporterit të BBC Sport, John Bennett është mëse e sigurt se një ditë, Tuchel do të trajnojë një ekip në elitën e futbollit anglez, Premier League. Trajneri jo vetëm që ka aftësitë e duhura për ta bërë këtë gjë, por dhe profilin e përshtatshëm për llojin e lojës që zhvillohet në ishull.

Portali Sportiv është portali më i madh online që ofron artikuj profesionalë ,analiza, lajme sportive etj. Na ndiqni, ne nuk do tju zhgënjejmë.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Champions League