Connect with us

Champions League

Real Madrid dhe Juventus hedhin hapa falsë

UEFA Champions League

Mbrëmja e së mërkurës ka prodhuar rezultate që askush nuk i kishte parashikuar në UEFA Champions League.

13 herë kampionët e Europës, Real Madrid janë mundur në Santiago Bernabeu me rezultatin 1-2 nga Manchester City i Pep Guardiolës. Ndërkohë, nga krahu tjetër, italianët e Juventus janë mundur në Francë me rezultatin minimal 1-0 nga Lyon.

Për sa i përket përballjes Real Madrid-Manchester City, pjesa e parë ishte mjaft e ekuilibruar, me të dyja skuadrat që luajtën lojën e tyre. Gjithsesi 45 minutëshi i parë u mbyll me rrjeta të paprekura.

Në pjesën e dytë, si Real ashtu dhe City rritën ndjeshëm ritmin e lojës dhe këtë gjë e reflektoi dhe rezultati. Të parët që kaluan në avantazh ishin madrilenët, me Isco në minutën e 60’. Gjithsesi pas golit nga ana e Real, skuadra e Pep Guardiolës filloi të merrte gjithnjë e më shumë lojën nën kontrollin e saj. Dhe tentativat e “qytetarëve” u shpërblyen.

Në minutën e 78’ Gabriel Jesus shënoi me kokë duke vendosur barazpeshën në fushë. Pak minuta më vonë, Daniel Carvajal pengon në zonë Raheem Sterling, dhe pas konsultimit me VAR, gjyqtari akordon penallti për City-n.

Kevin De Bruyne nuk gabon nga pika e bardhë dhe anglezët janë në avantazh përballë madrilenëve në shtëpinë e tyre. Por, fati i keq nuk kishte të mbaruar për Real Madrid. Në minutën e 86’, Sergio Ramos la skuadrën e tij me 10 lojtarë pas një faulli të ashpër ndaj Gabriel Jesus.

Mbyllet kështu me rezultatin 2-1 në favor të anglezëve akti i parë i përballjes Madrid-City. Gjithçka ngelet e hapur në ndeshjen e dytë.

Në takimin tjetër mes Lyon dhe Juventus, skuadra e Cristiano Ronaldos dha shumë pak në fushën e lojës, për një skuadër që pretendon triumfin në Champions League. Vetëm një goditje në portë për italianët gjatë gjithë takimit.

Lyon luajti një ndeshje mjaft të mirë, me plot raste për shënim. Përpjekje që u shpërblyen në minutën e 31’ të pjesës së parë,  kur Lucas Tousart shënoi një gol të bukur për të zotët e shtëpisë. Deri në fundin e takimit, Juventus nuk arriti të prodhonte asgjë konkrete në repartin ofensiv. Mbyllet kështu me rezultatin 1-0 takimi i parë mes Lyon dhe Juventus.

Gjithsesi, në ndeshjen e rradhës në Itali, juventinët kanë çdo shans për të synuar kualifikimin.

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Champions League