Connect with us

Champions League

Liverpool vs Atletico: A mund të përmbysin rezultatin djemtë e Klopp? Ja parashikimi

Liverpool vs Atletico

Liverpool dhe Atletico do të rikthehen në arenën e Champions League, në ndeshjen e kthimit që do të luhet në date 11 mars në “Anfield”. Të besuarit e Jurgen Klopp pësuan një disfatë 1-0 në përballjen e parë në Spanjë, dhe rikthehen për të luajtur shanset e tyre, përballë një Atletico-je që përbën një sfidë të vërtetë për “The Reds”.

Por cilat janë shanset e Liverpool për të arritur kualifikimin përballë djemëve të Simeones?

Rezultati i ngushtë 1-0 lë gjithçka të hapur në fushën e lojës. Ish-futbollisti Peter Crouch, gjithsesi, është i mendimit se Liverpool i nevojitet shumë më shumë sesa atmosfera në “Anfield” për të arritur kualifikimin. Kujtojmë se përballë kemi Atletico Madrid.

Spanjollët janë gati perfektë në mbrojtje, dhe duke marrë parasysh se Liverpool është i detyruar të hidhet në kërkim të golit, duket se gjërat do të rrjedhin sipas filozofisë së Simeones.

Nga ana tjetër, Jurgen Klopp sigurisht që do të ngrejë strategjinë e tij, por një problem që gjermani nuk e shmang dot janë dëmtimet. Më kryesori është ai i portierit Alisson Becker.

Braziliani ofron siguri në prapavijë, por ai nuk është më një opsion. Në portë do të jetë me shumë mundësi Adrián, i cili është kritikuar jo pak, sidomos në paraqitjet e fundit.

Në dyshim për sfidën e së mërkurës  është dhe Henderson. Rëndësia e kapitenit është mjaft e madhe tek “The Reds”. Lojtari shërben si busullë orientimi për ekipin e Klopp, por, edhe në qoftë se arrin të jetë i gatshëm ndaj Atleticos, vihet në dyshim forma e tij pas dëmtimit.

Ndërkohë në kampin spanjoll trajneri Simeone nuk ka pse të shqetësohet në këtë aspekt. I vetmi shqetësim është Lemar, i cili është në dyshim për shkak të një tërheqjeje muskulare.

Në takimin e parë në Spanjë, Liverpool nuk arriti të godiste asnjëherë në kuadrat. Një shifër kjo e pazakontë për skuadrën e Klopp.  Gjithsesi, në Anfield “Të Kuqtë” kanë provuar se kanë aftësitë e duhura për të shënuar.

Nën drejtimin e gjermanit, ekipi ka shënuar plot 45 gola në shtëpinë e tyre në Champions League. Një statistikë kjo që të bën të mendosh se Liverpool kësaj rradhe, do të gjejë me patjetër golin.

Por, në të njejtën kohë, kësaj rradhe djemtë e Klopp duhet të jenë perfektët në prapavijë. Një gol i Atleticos në fushë kundërshtare do të komplikonte tej mase situatën, duke shuar kështu ëndrrat e kampionëve në fuqi për të ruajtur titullin kampion në Europë.

Duke thënë të gjitha këto, Liverpool ka çdo shans për të arritur kualifikimin në “Anfield”. Atletico Madrid është një bunker i vërtetë në mbrojtje, por spanjollët nuk janë të pathyeshëm.

Këtë e kanë vërtetuar dhe përballjet e mëparshme në Champions League. Por, për të thyer madrilenët,  Liverpool do t’i duhet një paraqitje perfekte, një atmosferë e zjarrtë në “Anfield”, pse jo dhe pak fat…

luaj baste live online

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Champions League