Connect with us

Champions League

Champions League: Kualifikohen Atalanta dhe Leipzig

Leipzig

Mbrëmja e së martës riktheu dhe një herë për sportdashësit emocionet e UEFA Champions League. Dy ishin përballjet e orës 21:00, Valencia-Atalanta dhe Leipzig-Tottenham Hotspur. Italianët e Atalantës dhe gjermanët e Leipzig arritën të sigurojnë kualifikimin, në dy ndeshje plot gola dhe emocione.

Leipzig shkatërroi në shifrat 3-0 anglezët e Tottenham, duke kompletuar kështu në shifrat e përgjithshme 4-0 një kualfikim fantastik për gjermanët. Takimi i parë u mbyll me fitoren minimale 1-0 të Leipzig, rezultat ky që i jepte shpresë londinezëve për të besuar në një përmbysje të mundshme.

Por, takimi do të niste në mënyrën më të keqe për skuadrën e drejtuar nga Mourinho. Marcel Sabitzer shënoi për Leipzig që në minutën e 10’ duke i dhënë mjaft siguri ekipit të tij. Reagimi i Tottenham nuk ishte i duhuri dhe përsëri Sabitzer do të ndëshkonte Spurs, duke dyfishuar shifrat për Leipzig në minutën e 21’.

Djemtë e Mourinhos humbën çdo lloj shprese për kualifikim, dhe gjermanët do t’i jepnin Tottenham goditjen e fundit në minutën e 87’ me Emil Forsberg. Përfundimisht takimi mbyllet në shifrat 3-0 (4-0 rezultat i përgjithshëm) dhe ekipi i Jose Mourinho e gjen veten jashtë Champions League.

Nga ana tjetër, përballja mes Valencias dhe Atalantës është mbyllur në shifrat spektakolare 3-4. Italianët kualifikohen në fazën e ardhshme me shifrat e përgjithshme 4-8 duke fituar kështu të dyja përballjet me spanjollët.

Ishte Josip Ilicic që zhbllokoi shifrat për Atalantën nga pika e bardhë e penalltisë që në minutën e 3’ të takimit. Kevin Gameiro do të vendoste baraspeshën në fushë në minutën e 21’, por, do të ishte përsëri Ilicic, i cili kaloi në avantazh Atalantën me një tjetër penallti të shndërruar në gol.

Në mënyrë të pabesueshme, penalltisë së Ilicic do ti përgjigjej përsëri Kevin Gameiro i cili do të siglonte rezultatin në 2-2. Për herë të parë Valencia do të kalonte në avantazh me Ferran Torres në minutën e 67’.

Gjithsesi Atalanta nuk e kishte thënë ende fjalën e fundit. Heroi i mbrëmjes për italianët, Josip Ilicic do të shënonte dhe dy gola të tjerë duke kompletuar një paraqitje sensacionale në planin personal, dhe duke i dhuruar fitoren skuadrës së tij.

Përfundimisht Atalanta kompleton një kualifikim historik në Champions League, dhe vazhdon rrugën e saj mes më të mirëve të Europës së bashku me Leipzig.

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Champions League