Connect with us

Futboll

Rekordi i Liverpool: Klopp nuk do të krahasohet me Bill Shankly

klopp

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp ka thënë se asnjëherë nuk do ta krahasojë veten e tij, me ish trajnerin legjendar të “The Reds”, Bill Shankly. Deklarata ka ardhur pasi Liverpool mposhti 2-1 Bournemouth, për të vendosur një tjetër rekord të ri në Premier League.

Të besuarit e Klopp shënuan fitoren e 22-të rradhazi në Anfield, duke thyer kështu rekordin e vendosur nga skuadra e Shankly në vitin e largët 1972.

Klopp si gjithmonë ka përmbajtur entuziazmin për fitoren dhe rekordin e vendosur nga djemtë e tij. Gjermani ka thënë:

“Nuk menduam për rekordin përpara ndeshjes, por tani që fituam mund të mendojmë dhe për të. Është diçka mjaft e bukur dhe speciale. Sot ishte një tjetër provë se duhet të luftojmë deri në fund.”

Për sa i përket kronikës së ndeshjes, nuk ishte një përballje aspak e lehtë për Liverpool. Të besuarit e trajnerit gjerman u gjendën në disavantazh që në minutën e 9’ të takimit. Bournemouth kaloi në avantazh me autor të golit Callum Wilson.

Jo shumë vonë, në minutën e 25’, Mohamed Salah rivendosi baraspeshën në fushë, duke qetësuar disi dhe nga ana psikologjike ekipin e tij. Kjo ishte paraqitja e 100-ë e “faraonit” me Liverpool në Premier League.

Vetëm 8 minuta më vonë  “The Reds” do të kalonin për herë të parë në avantazh me Sadio Mane, i cili shfrytëzoi në mënyrën më të mirë, një asist perfekt të Virgil van Dijk. Rezultati nuk do të ndryshonte deri në fund të takimit, por Liverpool do ti duhej mjaft përqëndrim për të ruajtur shifrat e pandryshuara.

James Milner ishte heroi i Liverpool në mbrojtje, me një super largim të topit nga vija fatale, duke i hequr mundësinë Ryan Fraser të barazonte rezultatin për Bournemouth. “Të Kuqtë” marrin kështu një tjetër 3-pikësh, në rrugën e tyre drejt titullit të parë kampion në Premier League prej më shumë se 30 vitesh.

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll