Connect with us

Champions League

Messi vs Ronaldo? Van Basten: Ata që zgjedhin Cristianon nuk e kanë idenë e futbollit!

van basten, messi, ronaldo

Legjenda hollandeze Marco van Basten ka lëshuar një deklaratë mjaft të fortë së fundmi. Ish-sulmuesi i tulipanëve ka dhënë mendimin e tij mbi debatin mbase më të madh të dekadës së fundit në futboll, Lionel Messi versus Cristiano Ronaldo.

Megjithëse Van Basten ka pranuar se ka respekt maksimal për Cristiano Ronaldo, ai është i mendimit se talente si Leo Messi vijnë një herë në 100 vjet. Madje ish-lojtari i Milan ka shkuar dhe më tej duke thënë se personat që preferojnë portugezin mbi argjentinasin nuk dinë asgjë mbi futbollin.

Messi dhe Ronaldo kanë qënë kokë më kokë me njëri-tjetrin për rreth një dekadë në Spanjë. Bazuar në trofe individualë është mjaft e vështirë të bësh diferencën mes dy superstarëve të futbollit europian.

Argjentinasi ka patur mjaft fat me Barcelonën në La Liga, ndërsa Ronaldo mundi të fitojë plot 4 Champions League gjatë qëndrimit në Madrid.

Van Basten ka thënë:

“Cristiano është një lojtar i shkëlqyer, por ata që thonë se ai është një lojtar më i mirë se Messi nuk dinë asgjë për futbollin. Ose e thonë për të ulur figurën e Messit.

Ai është i vetmi në llojin e tij. I papërsëritshëm dhe i pakopjueshëm nga të tjerët. Një lojtar si argjentinasi vjen një herë në 50 ose 100 vjet.”

Sigurisht që dhe Van Basten nuk ishte një lojtar dosido në kohën e tij. Sulmuesi hollandez bëri debutimin e tij me Ajax dhe shënoi 172 gola në 152 ndeshje, shifra vërtet të frikshme.

Forma e shkëlqyer i siguroi Van Basten një lëvizje te klubi i Milan. Në atë kohë, nën drejtimin e Arrigo Sacchi dhe Fabio Capello, kuqezinjtë u kthyen në një ndër ekipet më të mira në botë përgjatë viteve 90’.

Fatkeqësisht, karriera e Van Basten u ndërpre shpejt, për shkak të dëmtimeve të njëpasnjëshme. 

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Champions League