Connect with us

Futboll

Real Madrid triumfon dhe rimerr kryesimin e La Liga

real madrid

Barcelona është mposhtur nga Real Madrid në El Classico e luajtur në Santiago Bernabeu. Ky rezultat u jep madrilenëve një avantazh të rëndësishëm për luftën drejt titullit kampion të La Liga.

Real Madrid nuk kishte arritur të fitonte në asnjë prej 7 përballjeve të fundit ndaj Barcelona, por kjo ndryshoi mbrëmjen e së dielës. Pas një pjese të parë pa gola, në të dytën Los Blancos arritën ta rrisnin ndjeshëm nivelin e lojës.

Vinicius Junior ishte lojtari që arriti të thyente Ter Stegen, i ndihmuar edhe nga një devijim i Pique, duke i dhënë avantazhin Real Madrid. Ndërsa për ta vulosur fitoren mendoi Mariano, i cili shënoi golin e dytë për madrilenët në kohën shtesë, vetëm 1 minutë pasi kishte hyrë në fushë.

El Classico e parë e kampionatit kishte përfunduar në barazim pa gola ndaj dhe rezultati i djeshëm vlen më shumë se 3 pikë për madrilenët. Real Madrid ka siguaruar avantazhin e përballjeve direkte me Barcelona, pra nëse skuadrat e përfundojnë La Liga me të njëjtin numër pikësh, madrilenët do të shpalleshin kampionë.

Kjo gjë ndodh shumë rrallë, megjithatë u jep Los Blancos një siguri më shumë në luftën drejt titullit në një sezon ku ata dhe Barcelona kanë pasur vazhdimisht një diferencë të vogël pikësh mes tyre.

Një tjetër fakt që vlen të përmendet është edhe rekordi  i vendosur nga Vinicius. Braziliani ëhtë bërë futbollisti më i ri që shënon në një El Classico në shekullin e 21, duke thyer rekordin që Messi kishte vendosur në vitin 2007.

Real Madrid ka marrë padyshim një fitore të rëndësishmë që i rikthen në krye të renditjes së La Liga, por sezoni ka ende shumë ndeshje për të luajtur.

Si madrilenët ashtu edhe Barcelona kanë treguar se janë skuadra të ndëshkueshme këtë sezon, ndaj dhe diferenca prej 1 pike që madrilenët kanë është shumë pak për të qenë decizive. 

Real Madrid dhe Barcelona do të rikthehen të luajnë fundjavën e ardhshme. Skuadra e Zidane do të luajë në transfertë ndaj Betis ndërsa katalanasit do të presin në shtëpi Real Sociedad.

Me skuadrat që i ndan vetëm 1 pikë, cdo ndeshje ka rëndësi maksimale, ndaj dhe muajt e fundit të La Liga do të jenë më emocionues se kurrë.

Lajdan është një nga kontribuesit kryesorë të "Portali Sportiv", me një pasion për gazetarinë sportive ai ka treguar gjithmonë një nivel të lartë profesional në përcjelljen e lajmit tek audienca jonë!

1 Comment

1 Comment

  1. Pingback: Lionel Messi, çfarë rezervon e ardhmja për argjentinasin? - Portali Sportiv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll