Connect with us

Futboll

Lionel Messi, çfarë rezervon e ardhmja për argjentinasin?

messi

El Clasico e djeshme ishte e 42-ta për 6 herë fituesin e Topit të Artë, kapitenin e Barcelonës Lionel Messin. Humbja 2-0 përballë Real Madrid nuk ishte paraqitja më e mirë e lojtarit në një El Clasico, dhe kritikat ndaj kapitenit të blaugranave kanë pushtuar rrjetet sociale…

Ishte marsi i vitit 2007, kur Leo Messi bëri debutimin e tij në El Clasico. Argjentinasi në mënyrë të jashtëzakonshme shënoi një tripletë përballë gjigandëve të Real Madrid për ti dhuruar Barcelonës së tij barazimin në shtëpi. 

Shumë gjëra kanë ndryshuar që prej asaj ndeshjeje, dhe bota e futbollit është bërë dëshmitare e një prej lojtarëve më të talentuar në histori. Më shumë se 13 vjet që prej El Clasicos së tij të parë, Lionel Messi ende është në gjendje të bëjë diferencën në fushën e lojës. Por sot, gjithnjë e më shpesh, të gjithë duan të dinë se çfarë ka rezervuar e ardhmja për Leon.

Sot argjentinasi nuk është më një lojtar i ri. Messi do të mbushë 33 vjeç këtë vit dhe për çdo futbollist ky është një moment i rëndësishëm reflektimi.

Shumë fansa ngrenë pyetjen nëse “pleshti” do ta mbyllë karrierën e tij në “Camp Nou”. Kjo është dhe dëshira e shumë adhuruesëve të lojtarit si dhe tifoëzve të Barcelonës. Vet Messi ka pranuar se ëndrra e tij ka qënë gjithmonë të mbyllë karrierën atje ku e filloi, te klubi argjentinas i Newell’s Old Boys.

Por me një kriminalitet në rritje në Rosario, me një popullsi që po jeton në varfëri dhe me një kampionat që ka parë ditë më të mira, shanset që kjo të ndodhë janë të pakta. Edhe në qoftë se lë Barcelonën për një aventurë në Argjentinë, me shumë gjasa nuk do të jetë e gjatë për Leon.

Argjentinasi është pyetur shpesh herë në qoftë se dëshiron të qëndrojë te Barcelona dhe ai gjithmonë ka dhënë të njejtën përgjigje:


“Për sa kohë të dyja palët janë të kënaqura, përse jo?”

Mbase Leo mund të vendosë ti japë fund karrierës së tij pas botërorit të vitit 2022 në Katar. Në qoftë se bëjmë llogaritë Messi do të jetë 35 vjeç deri atëhere, dhe ky do të jetë me shumë mundësi kompeticioni madhor i fundit për argjentinasin me kombëtaren.

Sa më shumë kohë kalon, aq më shumë ulen mundësitë për një transferim të beftë të Messi, te një tjetër klub “big” europian si Manchester City apo Juventus. 

Mes të tjerash ekziston dhe një mundësi që është përfolur gjatë kohët e fundit. Projekti ambizioz i David Beckham, Inter Miami. Ish-futbollisti anglez, tashmë president i klubit në rritje në Amerikë ka shprehur jo pak herë dëshirën për të transferuar në ekipin e tij superstarë të futbollit europian si Neymar, Ronaldo, përse jo një ditë dhe Lionel Messi.

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll