Connect with us

Futboll

Lionel Messi, A do të largohet argjentinasi nga Barcelona?!

lionel messi

Ylli i Barcelonës Lionel Messi para pak ditësh u përfshi në një replikë online me përfaqësuesin e klubit katalanas, Eric Abidal. Ishte pikërisht Abidal ai që kritikoi performancat e këtij sezoni të “blaugranave”, duke drejtuar gishtin pikërisht te lojtarët, dhe duke i akuzuar ata se nuk kanë dhënë maksimumin e tyre në periudhën kur skuadra drejtohej nga Valverde.

Ndërkohë Lionel Messi i është kundërpërgjigjur Abidal me një status në Instagram duke mbrojtur shokët e tij të skuadrës dhe ekipin. Ky tension mes argjentinasit dhe Eric Abidal ka mjaftuar që mediat të spekullojnë për një largim të mundshëm të Lionel Messit nga Camp Nou.

Gjërat bëhen dhe më të lehta duke marrë parasysh se lojtari mund të largohet nga ekipi me kosto zero në fund të sezonit. Kjo gjë përcaktohet nga klauzola e tij.

Në orët e fundit argjentinasi po përflitet për një ribashkim me Pep Guardiolën te Manchester City. Nën drejtimin e Guardiolës, Lionel Messi fitoi 2 herë trofeun e Champions League, 3 herë La Ligan si dhe 4 herë trofeun e “Topit të Artë”. 4 sezone për të mos u harruar kurrë në Camp Nou.

Por sa janë shanset që e pamundura të bëhet realitet dhe Messi të lërë Barcelonën? Legjenda e ekipit spanjoll, Lobo Carrasco ka bërë një deklaratë që tregon edhe një herë tjetër se problemet brenda klubit katalanas janë serioze:

“Ishte hera e parë që pashë Messin në fytyrë dhe ai mu duk sikur ishte me një këmbë jashtë derës.”

Trajneri i ri i Barcelonës, Quique Setien ka qëndruar jashtë përplasjes Messi-Abidal, por dihet se në qoftë se argjentinasi nuk është i lumtur, ekipi ka shumë pak shanse të përmbushë objektivat e tij. Verën e kaluar Messi pranoi se dëshironte që klubi të rikthente Neymar në skuadër, gjë që nuk ndodhi.

Gjithashtu fakti që Barcelona dështoi të transferonte një sulmues, për të zënë vendin e Luis Suarez (i dëmtuar)  këtë merkato janari, nuk ia bën gjërat më të lehta argjentinasit.

Mbetet të shohim nëse në të ardhmen, do të jemi dëshmitarë, të një prej transferimeve më të bujshme në historinë e futbollit.

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll