Connect with us

Futboll

Christian Eriksen: Isha “delja e zezë” te Tottenham

tottenham

Christian Eriksen ka folur pa dorashka në një intervistë të fundit ekskluzive për BBC Sport. Mesfushori danez ka folur për aventurën e re me Inter, si dhe shkaqet që e bindën të largohej përfundimisht nga anglezët e Tottenham Hotspur.

Futbollisti ka thënë:

“Në Londër faji shpesh herë më hidhej mua, unë shikohesha si “delja e zezë” e ekipit.”

Pas disfatës së vitit të kaluar në finalen e Champions League ndaj Liverpool, mesfushori danez bëri publike dëshirën e tij për tu larguar nga klubi. Megjithëse ky veprim shkaktoi shumë pakënaqësi mes fansave të Spurs, Eriksen nuk duket se është penduar:

“Po unë e bëra intervistën (mbi dëshirën për të lënë Tottenham). U tregova i sinqertë, ndryshe nga shumë lojtarë të tjerë që e mbajnë të fshehtë dëshirën për tu larguar. Nuk doja ta fshija. Të gjithë janë të ndryshëm dhe unë doja ta deklaroja hapur dhe me zë të lartë.

Në atë kohë po lexoja në gazeta se unë isha personi i keq në dhomat e zhveshjes, dhe se duhej të largohesha përderisa nuk kisha dëshirë të qëndroja. Shumë lojtarë të tjerë, në pozitat e mia do të donin të largoheshin. Unë u gjykova vetëm sepse e thashë publikisht ”

I pyetur mbi aventurën e tij të re në Itali me skuadrën e Inter, Eriksen ka rrëfyer:

“Më pëlqen këtu. Dihet se nuk është shumë e lehtë të transferohesh në janar. Të gjithë të tjerët janë në një nivel përgatitjeje fizike dhe duhet të punoj fort për tu përshtatur sa më mirë me skuadrën. Gjithashtu duhet të përshtas stilin tim të lojës me ekipin.”

27 vjeçari është shprehur mjaft entuziast për sfidat që e presin në Serie A. Eriksen ka bërë me dije se Tottenham ishte në bisedime dhe me Manchester United përpara transferimit në Itali. Por ishte pikërisht lojtari që insistoi, duke kërkuar një aventurë të re jashtë “Premier League”.

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

2 Comments

2 Comments

  1. Pingback: Stefano Pioli: Ibrahimovic gati kundër Inter - Portali Sportiv

  2. Pingback: Pochetino mund të rikthehet në Premier League - Portali Sportiv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll