Connect with us

Futboll

Pochetino mund të rikthehet në Premier League

pochetino

Trajneri argjentinas është ende në pritje të sfidës së rradhës në karrierën e tij. Pas shkarkimit nga Tottenham kanë qarkulluar disa emra ekipesh si kandidate të mundshme për emërimin e ti, kryesisht jashtë Premier League. Megjithatë duket se Pochetino e pëlqen idenë që klubi i tij i ardhshëm të jetë sërish në futbollin anglez.

Në një intervistë të ditëve të fundit ai u shreh:

“Të jem i sinqertë, do të më pëlqente shumë të punoja në Premier League. Ka për të qenë e vështirë, e di këtë gjë, dhe tani për tani është momenti për të pritur dhe për të parë cdo të ndodhë.”

“Jam gati dhe në pritje për sfidën e rradhës. Kam besimin se projekti i rradhës do të jetë fantastik.”

Pochetino kaloi 5 vite në stolin e Tottenham dhe në 4 sezonet e fundit të tij arriti cdo herë ta kualifikonte skuadrën në Champions League. Gjithashtu Tottenham i tij u rendit i dyti në Premier League në 2016/17 dhe arriti në finale e Champions League sezonin e shkuar.

Edhe pse nuk arriti të fitonte trofe, aventura e tij tek Spurs do të mbahet mend si sukses, sepse me të në stol klubi arriti të kalonte në një nivel më të lartë.

Në lidhje me këtë Pochetino tha:

“Sigurisht që ndihem krenar për gjithcka që arrita tek Tottenham dhe kur analizoj periudhën që kalova atje, arrij në konkluzionin se ndodhën shumë gjëra pozitive.”

“Unë u emërova në një moment të rëndësishëm të klubit. Cdo gjë që duhet të bëja ishte disi e frikshme në ato momente. Shembja e White Hart Lane dhe ndërtimi i stadiumit të ri, të luanim ndeshjet në Wembley, vetëm njerëzit në brendësi të botës së futbollit e kuptojnë vështirësinë e këtyre situatave.”

“Aplikimi i një filozofie të re dhe ideve të reja ishte e vështirë, por ndihem krenar për suksesin që patëm dhe kalimin e Tottenham në një nivel tjetër.”

Pavarësisht shkarkimit nga Tottenham, Pochetino mbetet një prej trajnerëve më të mirë në Europë. Është ende e paqartë se cili do të jetë skuadra e rradhës, por nëse do të rikthehej në Premier League, opsioni më konkret duket Manchester United. Megjithatë për momentin mundemi vetëm të supozojmë. 

Lajdan është një nga kontribuesit kryesorë të "Portali Sportiv", me një pasion për gazetarinë sportive ai ka treguar gjithmonë një nivel të lartë profesional në përcjelljen e lajmit tek audienca jonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll