Connect with us

Futboll

Chelsea pranë zyrtarizimit me Hakim Ziyech

Sipas raportimeve më të fundit, anglezët e Chelsea janë shumë pranë marrëveshjes për të transferuar Hakim Ziyech në Stamford Bridge. Blutë e Londrës do të paguajnë 38 milionë paundë për talentin e Ajax, dhe Ziyech do të mbërrijë në Angli vetëm në verë, pasi merkatoja e janarit është mbyllur.

26 vjeçari ishte objektivi i Frank Lampard që në janar, por Ajax nuk mund të hiqte dorë nga mesfushori në këtë pikë të sezonit. Kjo sepse për hollandezët, mesfushori me tipare ofensive është lojtar kryesor në garën e tyre për titullin kampion në Eredevisie.

Transferimi i Hakim Ziyech do të ishte i pari për Chelsean e Lampard, që prej bllokimit të merkatos nga ana e FIFA. Londinezët u përfolën gjatë janarit dhe për transferimin e mundshëm të Edinson Cavani nga PSG, apo sulmuesin e Napolit Dries Mertens. Asnjëra prej lëvizjeve nuk u bë realitet.

Pamundësia për të sjellë në Stamford Bridge lojtarë të rinj gjatë merkatos së shkuar mësohet se ka indinjuar dhe Frank Lampard. Gjithsesi kjo nuk lidhet me politikat që drejtuesit e Chelsea po ndjekin në lidhje me transferimin e lojtarëve. Por, me refuzimin e klubeve për të shitur lojtarët e tyre, si në rastin e Hakim Ziyech në janar.

Ziyech ishte autor i një goli fantastik ndaj skuadrës së Chelsea, nëntorin e kaluar në përballjen e fazës në grupe në Champions League. Goditja e lirë e lojtarit, shumë pranë flamurit të këndit, kaloi portierin Arrizabalaga duke u përplasur në shtyllë dhe më pas në rrjetë.

Marokeni i lindur në Hollandë ka qënë figure kyç për Ajax përgjatë dy sezoneve të fundit. Ai ka kontribuar me 29 gola dhe 45 asiste në 78 paraqitje gjithsej me klubin.

Mesfushori ndihmoi skuadrën e tij të triumfonte në Eredivisie, kupën e Hollandës, si dhe në Champions League, ku Ajax preku gjysmëfinalet përpara se të eleminohej nga Tottenham.

Padyshim një vlerë e shtuar për Chelsea.

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll