Connect with us

Futboll

Andrew Robertson: Henderson është lojtari i vitit në Premier League

Andrew Robertson

Andy Robertson beson se shoku i tij i skuadrës te Liverpool, Jordan Henderson, meriton të shpallet futbollisti i vitit në “Premier League”. Robertson beson se Jordan ka kontribuar në momentet më kyç për Liverpool këtë sezon, duke u kthyer kështu në një nga asetet më të vlefshme për ekipin e drejtuar nga Jurgen Klopp.

Futbollisti është shprehur:

“Në Angli Henderson nuk është vlerësuar aq sa duhet në vitet e fundit. Por, mendoj se po fillon të marrë vlerësimin që i takon dhe jam i lumtur. Unë mendoj se ai është kandidati kryesor për “player of the year”.

Në periudhat që jemi përballur me vështirësi gjatë sezonit ka qënë pikërisht Henderson ai që na ka ndihmuar të shtyjmë përpara dhe të mos ngecim.”

Robertson gjithashtu ka shtuar:

“Mbase performancat e tij në fillim të sezonit mund të kenë qënë disi jashtë pritshmërive, por pjesën e dytë Henderson nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje të dobët. Kur stërvitesh bashkë me të meson ta vlerësosh akoma më shumë si lojtar. Është jo vetëm një futbollist fantastik, por një kapiten i shkëlqyer, si dhe një model për tu ndjekur.”

Liverpool gjendet tashmë 22 pikë i shkëputur në krye të tabelës, duke ecur kështu me hapa gjigandë drejt titullit të parë kampion që prej 1990-ës. Një trofe i shumëpritur ky nga fansat e “The Reds”.

Djemtë e Klopp do të përballen në ndeshjen e rradhës me Norwich City. Si Robertson ashtu dhe Henderson do të jenë gati për sfidën e së shtunës, teksa Liverpool mbyll kështu pushimet e dimrit, një risi kjo në Premier League.

Me fitoren e titullit kampion, Liverpool ka mundësinë të thyejë disa rekorde të tjera në “Premier League”. Kështu, djemtë e Klopp mund të thyejnë rekordin e më shumë pikëve të grumbulluara në një kampionat. Rekord ky që mbahet nga Manchester City i Pep Guardiolës me 100 pikë. 

Gjithashtu “The Reds” mund të thyejnë rekordin për distancën më të madhe mes fituesëve dhe vendit të dytë. Rekordi aktual është 19 pikë.

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll