Connect with us

Futboll

Coppa Italia, Napoli dhe Juventus marrin rezultate pozitive

Coppa Italia

Këtë mesjavë u luajtën ndeshjet e para gjysëmfinale të Coppa Italia. Inter dhe Milan luajtën në shtëpi përkatësisht ndaj Napoli dhe Juventus, por kanë qenë pikërisht skuadrat udhëtuese që kanë arritur të marrin rezultate që i cojnë më pranë kualifikimit.

Inter vs Napoli

Trajneri i Napoli, Gatusso, ka arritur të nderojë të shkuarën e tij si futbollist i Milan duke mposhtur rivalët e përjetshëm të kuqezinjve. Skuadra e Conte nuk arriti të japë më të mirën në këtë përballje, ndoshta edhe prej faktit se në fundjavë i pret një ndeshje mjaft e rëndësishme në Serie A, ajo ndaj Lazio. 

Megjjithatë kjo nuk do të thotë se Napoli arriti të fitonte vetëm prej vëmendjes së shpërdarë të Inter. Gatusso kishte vendosur skuadrën në një mënyrë mjaft defensive, duke ia lënë kontrollin e topit Inter, por pa lejuar që ata të krijonin raste të pastra.

 Për të shënuar golin që vendosi takimin mendoi Fabian Ruiz në minutën e 57-të. Spanjolli depërtoi nga krahu i djathtë dhe më pas me një goditje perfekte në hyrje të zonës i dha avantazhin skuadrës së tij. 

Ndeshja përfundoi me rezultatin 0-1 dhe kështu Napoli bëhet favorit për tu kualifikuar në finalen e Coppa Italia duke qenë se do të luajë gjysëmfinalen e dytë në fushën e saj, me avantazhin e një goli të shënuar në fushë kundërshtare.

Milan vs Juventus

Milan vinte në këtë ndeshje pas zhgënjimit që pësoi në fundjavë në derbin ndaj Inter. Megjthatë duket se kuqezinjtë ishin rimëkëmbur nga ajo disfatë pasi paraqitja e tyre përballë kampionëve të Serie A ishte mjaft e mirë.

Në pjesën e parë ishte skuadra e Pioli që u fut në fushë më e vendosur dhe me më shumë grintë se kundërshtarët e tyre. Kjo u reflektua edhe në numrin e rasteve ku Milan realizoi 8 goditje në drejtim të portës, 3 prej të cilave në kuadrat.

Ndërsa Juventus thuajse nuk e shqetësoi aspak portën e mbrojtur nga Donnarumma me vetëm 1 goditje në drejtim të saj.

Golat do të vinin në pjesën e dytë me Rebic që shfrytëzoi mjaft mirë një krosim të Castillejo duke i dhënë avantazhin e përkohshëm kuqezinjve.

Në minutën e 71 Hernandez do të ndëshkohej me kartonin e dytë të verdhë duke lënë Milan me 10 lojtarë në fushën e lojës. Ky moment i ndryshoi dinamikat e ndeshjes dhe në vazhdim Juventus pati kontollin e plotë të lojës.

Megjithatë bardhezinjve u mungoi qartësia në ekzekutimin e manovrave sulmuese dhe pavarësisht inferioritetit numerik të Milan nuk arriti të shënonte deri në kohën shtesë.

Në minutën e 91-të do të ishte Ronaldo që do të realizonte nga pika e bardhë golin e barazimit, një gol në fushën kundërshtare, i cili mund të rezultojë deciziv.

Napoli dhe Juventus kanë hedhur një hap drejt kualifikimit, por skuadrat milaneze do të kenë mundësinë ta përmbysin situatën në ndeshjet e kthimit të gjysëmfinaleve të Coppa Italia që do të luhen në datat 4 dhe 5 Mars.

Lajdan është një nga kontribuesit kryesorë të "Portali Sportiv", me një pasion për gazetarinë sportive ai ka treguar gjithmonë një nivel të lartë profesional në përcjelljen e lajmit tek audienca jonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll