Connect with us

Futboll

Conte flet për debutimin e Eriksen me Inter

eriksen

Mesfushori danez, Christian Eriksen kishte shumë pak që ishte transferuar nga Tottenham, por kjo nuk e pengoi trajnerin e tij të ri për ta aktivizuar në përballjen e Coppa Italia ndaj Fiorentina. Debutimi i tij përfundoi me fitoren 2-1 të Inter. 

Conte nuk dëshironte ta aktivizonte kaq shpejt lojtarin e tij të ri, por mungesa e opsioneve në mesfushë bëri që aktivizimi i Eriksen të ishte i nevojshëm.

Eriksen mbërriti në Milano ditën e martë duke u bërë transferimi i tretë i Inter në merkaton e Janarit. Dy emrat e tjerë që zikaltrit kanë arritut të transferojnë këtë muaj janë Ashley Young dhe Victor Moses, edhe ata të ardhur nga skuadra të Premier League.

Eriksen u aktivizua nga stoli kur kishin mbetur edhe 24 minuta lojë nga përfundimi i ndeshjes. Hyrja e tij në lojë rezultoi fatsjellëse pasi vetëm 42 sekonda më vonë Barrela shënoi golin e fitores për Inter.

Pas ndeshjes trajneri Conte foli ndër të tjera edhe për aktivizimin e Eriksen duke thënë:

“Nuk e kishim në plan ta përdornim Eriksen kaq shpejt, pasi ai nisi të stërvitet me ne vetëm 1 ditë më parë, por Vecino dhe Barrella ishin të vetmit mesfushorë të tjerë që kishim në dispozicion.”

“Eriksen është një lojtar me karakter dhe ai e rrit nivelin e skuadrës. Shpresoj që edhe lojtarët e tjerë të na rikthehen shpejt nga dëmtimet, pasi jemi vërtet të limituar në mesfushë.”

“Sot provuam një sistem me trekuartist, për të zgjidhur mungesën e Sensi dhe Brozovic. Eriksen mund të luajë në disa pozicione dhe do të shohim. Ky i sotmi mund të jetë një opsion, por do të na duhet të punojmë shumë më shumë me të.”

Eriksen e ka nisur aventurën e tij të re duke arritur fitoren e parë me fanellën e Inter. Conte duket mjaft i kënaqur me transferimin e tij dhe cilësinë që ai i shton skuadrës. 

Inter ka qenë mjaft aktiv këtë merkato duke arritur ti plotësojë kërkesat që trajneri i tyre kishte. Tani mbetet për tu parë se cila do të jetë paraqitja e skuadrës së Conte në pjesën e mbetur të sezonit.

Lajdan është një nga kontribuesit kryesorë të "Portali Sportiv", me një pasion për gazetarinë sportive ai ka treguar gjithmonë një nivel të lartë profesional në përcjelljen e lajmit tek audienca jonë!

1 Comment

1 Comment

  1. Pingback: Coppa Italia, Napoli dhe Juventus marrin rezultate pozitive - Portali Sportiv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll