Connect with us

Futboll

Pablo Mari, ja profili i lojtarit më të ri të Arsenal

Pablo Mari

Pablo Mari është zyrtarisht nën urdhrat e Arsenal. Kjo, të paktën deri në fund të sezonit. Mbrojtësi 26 vjeçar la skuadrën e Flamengos në Brazil, për t’iu bashkuar “Topçinjëve” të Londrës në formën e një huazimi. Mari bëhet kështu afrimi i parë i trajnerit Mikel Arteta në epokën e re që ka përfshirë Arsenal.

Por kush është Pablo Mari? Lojtari nuk gëzon reputacionin e një superstari të njohur në arenën ndërkombëtare, kjo dhe për shkak të karrierës së tij me ulje ngritje.

Në qershor mbrojtësi humbi një shans të artë që i kushtoi skuadrës së tij, Deportivo La Coruna rikthimin në La Liga. Më pas, në nëntor, pas transferimit te Flamengo, Pablo Mari u shpall kampion me skuadrën e tij. 

Shumë fansa brazilianë vlerësuan rolin e Mari në skuadër duke thënë se ishte pikërisht ai që ndihmoi Flamengo të fitonte titullin e parë kampion pas më shumë se 30 viteve. Por si mund të ndihmojë mbrojtësi Arsenalin e Mikel Artetës që të rikthehet në majat e futbollit europian? 

Mikel Arteta ka thënë:

“Dua të transferoj lojtarë vetëm atëherë kur jam i bindur se mund të na ndihmojnë të rrisim nivelin e lojës tonë.”

Por a është një lojtar që para disa muajsh aktivizohej në ligën e dytë spanjolle vërtet zgjidhja e problemeve të Arsenal? Fansat e ekipit janë të ndarë në dy kampe, por ata që e kanë njohur nga afër dhe kanë punuar me Pablo Mari thonë se ka vend për optimizëm.

Gazetari sportiv, Xurxo Fernandez ka vlerësuar mbrojtësin për profesionalizëm në fushë si dhe lojën e fortë në ajër gjatë sezonit te Deportivo La Coruna. Ndërkaq dhe Jefta Bresser, trajneri i NAC Breda në Eredivisie vlerësoi maksimalisht lojtarin në periudhën kur Mari aktivizohej për hollandezët. Sipas tij nuk duhej shumë kohë për të vënë re që spanjolli zotëronte një talent të veçantë. 

Sa për aventurën te Flamengo gjithçka ishte një sukses i madh dhe i pakrahasueshëm me aventurat europiane të lojtarit. 

Arsenal ka opsionin që të blejë kartonin e Pablo Mari në fund të sezonit.

Burimi: BBC Sport

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll