Connect with us

Futboll

Manchester United transferon Bruno Fernandes

manchester

Mesfushori 25 vjecar Bruno Fernandes është tashmë futbollisti më i ri i Manchester United. Red Devils shpenzuan 55 milionë Euro për ta sjellë portugezin në Premier League. Kjo shifër mund të rritet deri në 80 milionë në varësi të plotësimit të klauzolave që janë të përfshira në marrëveshjen mes klubeve.

Trajneri Solskjaer ishte padyshim mjaft i kënaqur nga kjo blerje e klubit.  Ai ka thënë se Fernandes është një futbollist fantastik që i shtohet skuadrës së tij.

Fernandes bëhet kështu transferimi më i madh në Premier League gjatë kësaj merkatoje të Janarit. Marrëveshja e Manchester United me Sporting Lisbon nuk ishte e para e këtij lloji mes klubeve. Në të shkuarën futbollistë si Cristiano Ronaldo, Nani dhe Rojo kanë  ndjekur të njëjtën rrugë, nga skuadra portugeze tek gjigantët e Premier League.

Vetë lojtari duket mjaft entuziast për këtë aventurë të re. Kjo është dukur qartë në fjalët e tij të para si futbollist i Manchester United.

“Pëlqimi për Manchester United ka nisur që kur shihja Cristiano Ronaldo të luante këtu, dhe që atëherë kam qenë një fans i këtij klubi të madh.”

“Kam punuar shumë për të arritur në këtë moment dhe u premtoj fansave që do të jap gjithcka për skuadrën dhe duke ndihmuar për arritjen e sukseseve dhe fitimin e trofeve.”

Fernandes nuk ka harruar të shprehë mirënjohjen edhe ndaj Sporting Lisbon, klub për të cilin luajti për 3 sezone.

“Dua të Falenderoj Sporting për gjithcka që kanë bërë për mua.”

Për sa i përket kualitetit të Fernandes, statistikat flasin vetë. Mesfushori ka luajtur 137 ndeshje për Sporting dhe ka shënuar 64 gola. Përvec kësaj ai numëron edhe 19 paraqitje për kombëtaren e Portugalisë.

Pikëpyetja e vetme për Fernandes mbetet nëse do të arrijë të përsërisë këtë nivel paraqitjesh edhe në Premier League. Nëse po, atëherë Manchester United do të ketë në mesfushë një lojtar mjaft të kompletuar, i aftë për ti shtuar skuadrës kreativitetin që duket sikur ka munguar shpesh gjatë këtij sezoni.

Lajdan është një nga kontribuesit kryesorë të "Portali Sportiv", me një pasion për gazetarinë sportive ai ka treguar gjithmonë një nivel të lartë profesional në përcjelljen e lajmit tek audienca jonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll