Connect with us

Futboll

Di Maria: Leo Messi është më i miri

di maria

31 vjeçari Angel Di Maria ka pasur fatin të luajë përkrah yjeve më të mëdhenj në arenën europiane të futbollit. Mesfushori argjentinas ka luajtur me Messin, Ronaldon, Ibrahimovic, Rooney dhe shumë të tjerë, por lojtari mendon se më i talentuari nga të gjithë është pikërisht shoku i tij te kombëtarja argjentinase. Kush tjetër përveç Lionel Messit…

Mesfushori që aktivizohet për PSG ka thënë për tycsports.com:

“Për mua ka qënë një ëndërr të luaj me Ronaldon, Rooney, Ibrahimovic dhe Messi. Më parë i shikoja si lojtarë me të cilët luaja në PlayStation dhe as që e kisha imagjinuar ndonjëherë që do të luaja përkrah tyre.”

Mes të tjerave Di Maria ka deklaruar:

“Leo është më i miri nga të katërt. Cristiano është një përbindësh në fushë, ndërsa Neymar është fantastik për tu parë teksa luan. Sigurisht ai është brazilian dhe kënaqet në maksimum kur ka topin në këmbë.

Sa për Ibrahimovic, ai është totalisht “i çmendur”, një karakter më vete. Në fushën e lojës mund të duket si një tip i vështirë, por nuk është ashtu. Kur kam luajtur me të shkonim shumë mirë bashkë. Është shumë e vështirë të zgjedhësh një mes tyre, por siç thashë për mua është Messi.”

Angel Di Maria gjithashtu ka komentuar mbi shokun e tij të skuadrës te PSG, Kylian Mbappe. Sipas argjentinasit, Mbappe është një kandidat mjaft i fortë për të fituar “Topin e Artë” në të ardhmen.

“Mbappe është një kafshë e vërtetë, ai ka një mentalitet fantastik. Është gjithmonë i qetë dhe luan në nivel shumë të lartë. Pavarësisht gjithçkaje që ka arritur unë mendoj se ai ende mund të bëjë më shumë.

Nëse ai vazhdon të ruajë këtë trajektore që ka nisur, jam i bindur se në të ardhmen do të fitojë “Topin e Artë” një ditë.”, kanë qënë këto fjalët e Di Maria.

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll