Connect with us

Futboll

Odion Ighalo i bashkohet Manchester United

Odion Ighalo

Manchester United ka bërë goditjen e fundit për këtë merkato janari. Pas transferimit të Bruno Fernandes në “Old Trafford”, klubi anglez ka zyrtarizuar dhe transferimin e ish-sulmuesit të Watford, Odion Ighalo.

Manchester United ka bërë me dije se sulmuesi është tashmë pjesë e klubit në formën e huazimit deri në fund të sezonit. Nga detajet mësohet se marrëveshja mes anglezëve dhe Shanghai Shenhua, që zotëron kartonin e lojtarit nuk ka një opsion blerjeje në fund të sezonit.

Mbi transferimin ka folur dhe trajneri i “Djajëve të Kuq”, Ole Solskjaer:

“Odion është një lojtar me mjaft eksperiencë. Ai do të na japë mundësinë për të eksperimentuar me një tjetër lloj qendër-sulmuesi , për kohën e shkurtër që do të jetë me ne. Është një djalë mjaft i talentuar dhe shumë profesionist, dhe jam i bindur se do të bëjë më të mirën këtu.”

Ighalo u transferua në Superligën kineze në vitin 2017, fillimisht me skuadrën e Changchun Yatai. Më pas futbollisti u transferua te Shanghai Shenhua dhe shënoi 10 gola në 19 ndeshje për klubin.

Forma e futbollistit me përfaqësuesen nigeriane ka qënë akoma dhe më mbresëlënëse. Odion Ighalo e mbylli fazën kualifikuese afrikane për Ligën e Kombeve si golashënuesi më i mirë. Gjithashtu shënoi dhe 5 gola gjatë kompeticionit në verë.

Për kartonin e Ighalo kishte dhe klube të tjera të interesuara nga Premier League, por sulmuesi zgjodhi të lunate për Manchester United. 

Ndërkohë klubi anglez ka pranuar se huazimi i Odion Ighalo bie ndesh me politikat e klubit, që po përpiqet të nënshkruajë me lojtarë në planin afatgjatë.

Gjithsesi dëmtimi i Marcus Rashford në repartin ofensiv la një hendek të madh te United. Pa transferimin e një sulmuesi, djemtë e Ole Solskjaer do ta kishin mjaft të vështirë të mbyllnin sezonin.

Mbetet të shikojmë se çfarë do të sjellë të re Odion Ighalo në “Old Trafford”.

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll