Connect with us

Futboll

Guardiola: Do të shihem si dështim tek Manchester City nëse nuk fitoj Champions League

guardiola manchester city

Pep Guardiola e ka shndërruar Manchester City në një prej ekipeve më të forta në Europë. Tekniku spanjoll i udhëhoqi Citizens në fitimin e dy Premier League rradhazi, por këtë sezon shanset e tyre janë minimale duke parë ecurinë fantastike të Liverpool.

Pavarësisht kësaj suksesi i Guardiola në futbollin anglez është i pamohueshëm me 5 trofe të fituar deri tani.

Megjithatë ish-trajneri i Barcelona dhe Bayern  Munchen nuk ka arritur të ketë të njëjtin sukses edhe në Europë. Në tre sezonet nën drejtimin e tij, Manchester City nuk ka arritur më shumë se faza cerek-finale e Champions League.

Trofeu më i madh europian për klube nuk është fituar nga Guardiola që prej vitit 2011. Me katalanasit ai ka triumfuar edhe në 2009, pra numëron 2 trofe të Champions League si trajner i Barcelonës.

Por pas largimit nga katalanasit, suksesi në Europë ka munguar. Nuk arriti ta fitonte me Bayern Munich dhe as me Manchester City deri tani. Por cfarë mendon vetë Guardiola rreth suksesit të munguar në Europë dhe gjykimeve që bëhen ndaj tij bazuar në këtë fakt?

“Ne nuk vlerësohemi vetëm për mënyrën si luajmë, por mbi të gjitha për trofetë që fitojmë. Kjo është e vërteta.”

“Viti i shkuar ishte i jashtëzakonshëm për ne, por shumë njërëz thonë që nuk fituam Champions League. Prandaj unë mendoj se në bazë të kësaj do të gjykohem. Nëse nuk arrij ta fitoj para se të largohem që këtu, do të më vlerësojnë si dështim. E di këtë.”

Është e vërtetë që trofeu i Champions League është kulmi i suksesit të një skuadre dhe një trajneri. Guardiola ka në dispozicion një skuadër të jashtëzakonshme dhe potenciali për ta fituar këtë trofe padyshim që ekziston.

Megjithatë edhe nëse nuk ia del të triumfojë me City në Champions League, duket vështirë të gjykosh Guardiola si një dështim. Manchester Citi  tij ka luajtur në mënyrë fantastike në Premier League dhe ka fituar trofe të rëndësishëm. 

Rivali i parë i Guardiola në rrugën drejt fitimit të Champions League është një njohje e vjetër. Manchester City do të përballet me Real Madrid në muajin shkurt, në një prej përballjeve më të forta të kësaj faze. Mbetet për tu parë nëse Citizens do të arrijnë të mposhtin madrilenët e Zidane dhe të konfirmohen si pretendentë.

Lajdan është një nga kontribuesit kryesorë të "Portali Sportiv", me një pasion për gazetarinë sportive ai ka treguar gjithmonë një nivel të lartë profesional në përcjelljen e lajmit tek audienca jonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll