Connect with us

Futboll

Thomas Tuchel: Party i Neymar një shpërqëndrim

Thomas Tuchel

Trajneri i PSG, Thomas Tuchel, po përgatitet për atë që mund të konsiderohet si sfida e fundjavës për ekipin e tij. Pikërisht party për ditëlindjen e Neymar. Po, e lexuat mirë!

Ylli brazilian i cili mbush 28 vjeç të mërkurën po planifikon një tjetër event të përmasave të mëdha për të festuar ditëlindjen e tij. Në fakt Neymar njihet për festimet disi të ekzagjeruara të eventeve speciale. 

Në 2019, sulmuesi i PSG, mblodhi plot 500 njerëz në një event të organizuar nga Red Bull me rastin e 27 vjetorit të tij të lindjes. Mes tyre ishin miq, familjarë, yje nga bota e showbiz-it si dhe ish-kampioni i sërfit, Gabriel Medina.

Duke qënë se PSG do të luajë kundër Nante ditën e martë, pra një ditë para ditëlindjes së Neymar, ylli brazilian ka vendosur të shtyjë datën e festës. Sipas disa raportimeve, superstari i PSG do të organizojë një party disi më private nga ajo e vitit të kaluar. Por askush nuk e di se çfarë do të ndodhë me siguri.

Të gjitha këto raportime nuk mund të mos i shkonin në vesh dhe Thomas Tuchel, trajnerit të PSG. Në momentet që flasim, klubi nga Parisi qëndron në krye të Ligue 1, me një diferencë prej plot 13 pikësh nga ndjekësit më të afërt të Marseille. Gjithsesi, trajneri i parizienëve ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me planet e Neymar. Tuchel ka thënë:

“Sigurisht që është një shpërqëndrim. Por unë i dua lojtarët e mi dhe do t’i respektoj dhe mbroj gjithmonë. Për gjëra të tilla preferoj të flas me grupin larg mediave. Në të kundërt shfaqemi jo profesionistë. Prandaj nuk dua të flas shumë për këtë gjë (festën e Neymar). Gjithsesi mendoj se ngelet një shpërqëndrim.”

Pas festës së planifikuar të Neymar, e gjithë vëmendja e mediave pritet të shkojë tek përballja e PSG me Dortmund, e vlefshme për UEFA Champions League. 18 shkurti nuk është dhe aq larg dhe djemtë e Tuchel duhet të jenë në formën e tyre më të mirë.

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll