Connect with us

Futboll

Serie A, skuadrat e kreut rikthehen tek fitorja

serie a

Këtë javë është luajtur java e 22-të e Serie A dhe skuadrat e kreut kanë arritur të marrin 3 pikët në dallim nga një javë më parë. Lazio vinte nga barazimi në derbi ndaj Romës, Inter nga barazimi me Cagliari ndersa Juventus nga humbja e dytë sezonale në fushën e Napoli. Megjithatë këtë javë të treja janë rikthyer të marrin tre piket duke ruajtur kështu diferencën e ngushte me njera-tjetrën.

 Juventus vs Fiorentina

Kryesuesit e Serie A kishin një ndeshje delikate përballë Fiorentinas në shtëpi. Ndeshja perfundoi me rezultatin 3-0 në favor të bardhezinjve, megjithatë ky rezultat nuk reflekton plotësisht paraqitjen e skuadrave në fushën e lojes.

Është e vërtetë që Juventus dominoi zoterimin e topit për pjesën më të madhe të ndeshjes, por vuajtën per te krijuar raste të pastra. Golat erdhën nga dy njëmbëdhjetëmetërsha të ekzekutuar saktësisht nga Cristiano Ronaldo, dhe një gol i De Ligt pas krosimit të Dybala nga një goditje këndi.

Duke shënuar në këtë sfidë Ronaldo barazoi rekordin e Trezeguet duke shënuar në 9 ndeshje rradhazi në Serie A me fanellën e Juventus.

Lazio vs Spal

Pak mund ta llogarisnin Lazio në luften per titull në fillim të sezonit, por të kaltrit po e meritojnë gjithmone e më shumë këtë status. Këtë javë ata shkatërruan Spal më rezultatin 5-1. Protagonist ishte sërish Immobile i cili shënoi 2 gola duke iu pergjigjur kështu dopietës së Ronaldo. Me këtë rezultat Lazio shkon në kuotën e 49 pikëve, 2 më pak se Inter dhe 5 më pak se Juventus, por me një ndeshje më shumë për të luajtur.

Udinese vs Inter

Inter vuajti në këtë përballje në transfertë ndaj Udinese. Pjesën e parë skuadra e Conte u duk larg më të mirës së saj dhe mungesa e Lautaro ndihej qartë në manovrat sulmuese. Megjithatë në të dytën ishte një sulmues tjetër që arriti të bëhej protagonist.

Lukaku shënoi dy herë për Inter duke i dhuruar 3 pikë skuadrës dhe duke shmangur rritjen e diferencave me Juventusin kryesues. Për sa i perket Lukaku, keto gola bëjnë që sulmuesi belg të shkojë në 16 gola të shënuar deri tani në Serie A, shifra mjaft pozitive dhe për më tepër të arritura që në vitin e tij të parë në futbollin italian.

Juventus, Inter dhe Lazio vazhdojnë kështu garën per kreun e Serie A. Sulmuesit kryesorë të skuadrave janë bërë sërisht protagonistë duke shënuar nga dy gola secili, dhe ashtu si skuadrat e tyre, mbajnë tre vendet e para në renditjen e golashënuesve.

Java në vijim do të jetë mjaft interesante për këto ekipe. Në mesjavë Lazio do të luajë ndeshjen  e prapambetur dhe në rast fitoreje do të ngjitet në vend të dytë, 1 pikë përpara Inter.

Më pas në fundjavë ata dhe Juventus do të luajnë në transfertë respektivisht perballë Parma dhe Verona. Ndërsa Inter do të ketë një sfidë me të vështirë, derbin perballë Milan. Skuadra e Conte do të kërkojë patjetër fitoren, përndryshe gara për titullin e Serie A mund të ndërlikohet së tepërmi për ta.

Lajdan është një nga kontribuesit kryesorë të "Portali Sportiv", me një pasion për gazetarinë sportive ai ka treguar gjithmonë një nivel të lartë profesional në përcjelljen e lajmit tek audienca jonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll