Connect with us

Futboll

Djali i Paolo Maldinit debuton në Serie A

Daniel Maldini

Daniel Maldini, djali i legjendës së Milan, Paolo Maldini bëri debutimin e tij me kuqezinjtë në Serie A. Lojtari ishte pjesë e skuadrës së tij në barazimin 1-1 të kuqezinjëve ndaj Veronas.

Talenti vetëm 18 vjeçar u fut në lojë si zëvëndësues vetëm në minutën e 90’, por ky mund të quhet debutimi i tij zyrtar me klubin legjendar në Serie A. Daniel Maldini bëri debutimin e tij të parë me Milan gjatë turneut International Cup të zhvilluar në Amerikë, në përballjen e humbur kundër Bayern Munich.

Në ndryshim nga babai i tij, Paolo Maldini, por dhe nga gjyshi i tij, Cesare Maldini, të cilët ishin të dy mbrojtës, Daniel është një mesfushor me tipare sulmuese. Kujtojmë se Cesare Maldini ka fituar 4 tituj kampion në periudhën kur aktivizohej si lojtar me Milan, dhe tre tituj kampion kur e drejtonte skuadrën si trajner. Ndërsa idhulli i shumë futbolldashësve italianë, Paolo Maldini, ka fituar titullin e Serie A plot 7 herë, si dhe 5 herë trofeun e UEFA Champions League.

Nuk e dimë se sa do të jetë në gjendje Daniel Maldini të ecë në hapat e karrierës së paraardhësve të tij, por dyert janë të hapura për italianin. Christian Maldini, djali tjetër i Paolo Maldinit, po luan fatin e tij në ligat më të ulta italiane të futbollit. Christian gjithashtu është aktivizuar me të rinjtë e Milan.

Për sa i përket ndeshjes, kuqezinjtë nuk mundën të shkonin më shumë se barazimi 1-1 ndaj Verona. Goli i Davide Faraoni për miqtë u barazua nga Hakan Calhanoglu për Milan. Pavarësisht se skuadra e Veronas ngeli me 10 lojtarë në minutën e 68’, pas largimit me karton të kuq të Sofyan Amrabat, Milan nuk mundi të rrëmbente fitoren.

Një rezultat zhgënjyes që i rikujton dhe një herë tjetër djemëve të Piolit, se objektivi për një vend që të çon në Champions League është jashtë kapacitetit të kuqezinjëve. Te paktën, në këto momente…

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll