Connect with us

Futboll

Dembele sërish i dëmtuar

dembele

Kur pritej që të kthehej prej dëmtimit, Dembele duket se do të duhet të qëndrojë sërish larg fushës. Barcelona ka konfirmuar se sulmuesi 22 vjecar ka ndjerë dhimbje në këmben e djathtë si pasojë e lodhjes muskulare gjatë stërvitjes së ditës së hënë.

Gjithashtu klubi katalanas ka shtuar se situata e sipërpërmendur do të bëjë që ai të vazhdojë procesin e rehabilitimit dhe nuk ka dhënë një datë të caktuar për rikthimin e tij.

Dembele nuk ka luajtur që prej përballjes me Borussia Dortmund në 27 Nëntor.  Këtë sezon ai ka startuar vetëm në tre ndeshje të La Liga.

Me dëmtimin e Suarez, Barcelona ka më pak opsione se zakonisht në repartin e sulmit dhe rikthimi i Dembele pritej të ndihmonte në këtë aspekt, por duket se katalanasit do të duhet të presin ende për të parë Dembele në fushën e lojës.

Edhe trajneri i Barcelona, Quique Setien, ka folur javën e shkuar rreth Dembele. Ai tha se nuk ishte i shqetësuar që klubi nuk arriti të transferonte një sulmues në Janar. Kjo per faktin se do të rikthehej Dembele dhe francezi do të shkëlqente.

Këto fjalë të trajnerit të Barcelona duken mjaft të vërteta per sa i perket kualitetit të sulmuesit francez, por nga ana tjetër dëmtimet janë pika e dobët e tij.

Dembele u transferua nga Borussia Dortmund tek Barcelona në muajin Gusht të 2017 per shifrën e 125 milionë Euro, por nuk ka arritur të tregojë maksimumin e tij kryesisht prej dëmtimeve te shpeshta.

Me fanellën e katalansve Dembele ka luajtur 74 ndeshje dhe ka regjistruar 19 gola dhe 17 asiste. Padyshim që prej tij pritet më shumë, jo vetëm prej shifrës që Barcelona ka paguar , por edbe prej statusit të tij si një prej të rinjve më premtues të futbollit europian.

Lajdan është një nga kontribuesit kryesorë të "Portali Sportiv", me një pasion për gazetarinë sportive ai ka treguar gjithmonë një nivel të lartë profesional në përcjelljen e lajmit tek audienca jonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll