Connect with us

Futboll

Barcelona, përplasje mes Messi dhe Abidal

abidal

Problemet tek Barcelona nuk duket se kanë fund këtë sezon. Pas formës jo të mirë, ndërrimit të trajnerit dhe lojtarëve të dëmtuar, tashmë tek katalanasit ka lindur edhe një cështje tjetër. Bëhet fjalë për një përplasje publike mes kapitenit të skuadrës Lionel Messi dhe drejtuesit Eric Abidal.

Në fjalët e tij në media Abidal sugjeroi ndër të tjera se disa lojtarë nuk kishin punuar sa duhet nën regjimin e Valverde. Këto fjalë padyshim që nuk janë pëlqyer nga Messi, i cili nuk vonoi të reagonte. Me anë të një postimi në Instagram argjentinasi iu përgjigj fjalëve të Abidal duke shkruar:

“Sinqerisht nuk më pëlqen ta bëj dicka të tillë, por mendoj se secili duhet të jetë i përgjegjshëm për punën e tij dhe të mbajë përgjegjësi për vendimet që merr.”

“Lojtarët kanë përgjegjësinë për cfarë ndodh në fushë, dhe ne jemi të parët që e pranojmë kur nuk jemi duke luajtur mirë.”

“Edhe ata në pozicionin e drejtuesve sportivë duhet të marrin përgjegjësinë për vendimet që marrin.”

“Së fundmi, mendoj se kur flet për lojtarët, duhet të përmendësh emra, përndryshe je duke njollosur emrin e të gjithëve dhe po përhap thashetheme që nuk janë të vërteta.”

Duket se në vazhdim ka pasur një takim urgjent mes Abidal dhe presidentit të Barcelona, Bartomeu, në përpjekje për të sqaruar këtë situatë negative që është krijuar.

Ky sezon ka qenë një nga më të vështirët në shumë aspekte për katalanasit, por Messi me shokë janë ende në garë për të gjithë trofetë. Në La Liga, Real Madrid është vetëm 3 pikë larg ndërsa këtë muaj do të rinisë edhe Champions League, objektivi madhor i Barcelona. Rivali i tyre në kompeticionin europian do të jetë Napoli dhe katalanasit janë padyshim favoritë.

Një tjetër kompeticion që Barcelona synon ta fitojë është edhe Copa del Rey ku ndeshjen e rradhës do ta luajnë mbrëmjen e të enjtes dhe përnallë do të kenë Athletic Bilbao.

Kjo përplasje mes Messi dhe Abidal vjen në momentin më të keq prej faktit që sezoni po i drejtohet fazës më të rëndësishme të tij. Në lojë është ecuria e skuadrës në kompeticionet e rëndësishme si dhe suksesi apo dështimi në to. Për katalanasit do të ishte mirë që kjo cështje të rregullohej shpejt në mënyrë që fokusi i lojtarëve të rikthehet plotësisht në fushën e lojës.

Lajdan është një nga kontribuesit kryesorë të "Portali Sportiv", me një pasion për gazetarinë sportive ai ka treguar gjithmonë një nivel të lartë profesional në përcjelljen e lajmit tek audienca jonë!

1 Comment

1 Comment

  1. Pingback: Lionel Messi, A do të largohet argjentinasi nga Barcelona?! - Portali Sportiv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll