Connect with us

Futboll

Messi, fituesi i Topit të Artë 2019!

Pritja tashmë përfundoi! Ceremonia e Topit të Artë 2019 u mbajt këtë mbrëmje në Paris dhe fituesi i topit të artë është Lionel Messi!

Lajmet që qarkulluan në vigjilje të kësaj ceremonie rezultuan të sakta dhe argjentinasi bëhet kështu futbollisti i parë që fiton plot 6 herë cmimin prestigjoz. Menjëherë pas tij u renditën Virgil Van Dijk, Cristiano Ronaldo dhe Sadio Mane.

Më herët u dhanë edhe cmimet e tjera të planifikuara për tu akorduar këtë mbrëmje fituesit e të cilëve ishin si në vijim:

  • Topi i Artë për femra: Megan Rapinoe
  • Yachine Trophy: Alisson Becker
  • Kopa Trophy: Mathijs de Ligt

Padyshim të gjithë janë cmime të rëndësishëm, por më i madhi mbetet ai i fituar prej Messi. Argjentinasi pati një sezon fantastik me Barcelonën ku arriti të fitonte La Liga dhe njëkohësisht Këpucën e Artë si golashënuesi më i mirë në kampionatet europiane.

Tashmë Messi zotëron një Top të Artë më shumë se rival i tij Cristiano Ronaldo, i cili është gjithashtu fituesi i topit të artë për vitet e shkuara. Ky fakt do ti japë cmimit të këtij viti një rëndësi të vecantë në sytë e një njeriu që tashmë duhet të ishte mësuar me fitimin e tij.  

Si cdo vit do të ketë polemika, kundërshtime dhe debate. Diskutimi për më të mirin e historisë do të vazhdojë përjetësisht, por për sa i përket Topit të Artë 2019 historia do të njohë vetëm një fitues dhe ai është Lionel Messi.

Lajdan është një nga kontribuesit kryesorë të "Portali Sportiv", me një pasion për gazetarinë sportive ai ka treguar gjithmonë një nivel të lartë profesional në përcjelljen e lajmit tek audienca jonë!

4 Comments

4 Comments

  1. Pingback: Real Madrid triumfon ndaj Brugge, PSG shkatëron Galatasaray - Portali Sportiv

  2. Pingback: Di Maria: Leo Messi është më i miri - Portali Sportiv

  3. Pingback: Lionel Messi, A do të largohet argjentinasi nga Barcelona?! - Portali Sportiv

  4. Pingback: Lionel Messi, çfarë rezervon e ardhmja për argjentinasin? - Portali Sportiv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll