Connect with us

Champions League

Real Madrid triumfon ndaj Brugge, PSG shkatëron Galatasaray

brugge

Real Madrid ka triumfuar me sukses në transfertën e së mërkurës ndaj Club Brugge. Pavarësisht rezultatit 1-3 nuk ishte  një ndeshje e lehtë për madrilenët e Zidane. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0, me skuadrën e Real Madrid që pati nën kontroll lojën por dështoi të finalizonte me gol.

Në pjesën e dytë goli nuk do të vononte dhe galaktikët kaluan në avantazh në minutën e 53’, me talentin Rodrygo. Por përgjigja e të zotëve të shtëpisë do të vinte vetëm dy minuta më vonë, me Hans Vanaken. Me një gol të bukur lojtari i Brugge rivendosi baraspeshën në fushë. 

 9 minuta më vonë, në të 64’ talenti brazilian Vinicius Junior do të kalonte për herë të dytë Real në avantazh. Në “Jan Breydel Stadion” do të kishte vend dhe për një gol tjetër. Fituesi i Topit të Artë 2018, Luka Modriç, do të linte shenjën e tij në minutën e 90’, duke tundur për herë të tretë rrjetën e Club Brugge. 

Real Madrid konfirmohet kështu në vendin e dytë në grupin A. Vendi i pare mbahet nga Paris Saint-Germain, të cilët nga ana e tyre shkatërruan me shifrat 5-0 turqit e Galatasaray. Në “Parc des Princes” nuk pati shumë histori. Autorët e golave për francezët ishin: Mauro Icardi, Pablo Sarabia, Neymar, Kylian Mbappe dhe Edinson Cavani me penallti.

Mbyllen kështu llogaritë pa shumë surpriza dhe në grupin A. Pretendentët e mëdhenj, Real Madrid dhe PSG kalojnë në fazën e 1/16, duke iu bashkangjitur emrave të tjerë si Barcelona, Tottenham, Bayern Munich, Juventus, Liverpool etj.

Sfidat me eleminim direkt në Champions League,  pritet të ofrojnë pafund emocione dhe përballje titanësh që nuk duhen humbur

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Champions League