Connect with us

Champions League

Barcelona e rezervave skualifikon Inter

inter

Në një ndeshje plot emocione në “Giuseppe Meazza”, Inter i Antonio Contes dështoi të kalojë fazën në grupe të “Champions League”. Dhe pengesa mban emrin Barcelona. Një takim i ekulibruar, ku episodet specifike vendosën fatin e ndeshjes dhe mbyllën llogaritë në grupin F.

Pjesa e parë u mbyll në shifra të barabarta 1-1. Në minutën e 23’ ishte Carles Perez që brenda zonës kaloi në avantazh skuadrën e Barcelonës. Barazimi për Inter do të vinte vetëm pak para mbarimit të pjesës së parë , në minutën e 44’. Ishte pikërisht Romelo Lukaku, i cili me një të majtë preçize në hyrje të zonës, vendosi baraspeshën në “Giuseppe Meazza”.

Pjesa e dytë filloi me intensitet më të lartë nga të dyja skuadrat dhe rastet e para i takuan Inter. Lukaku kishte dy mundësi të mira për të çuar skuadrën e tij në avantazh, por në asnjërën prej tyre nuk arriti të finalizonte.

Në minutën e 73’ Martinez do të dërgonte topin në rrjetë për Inter, por goli do të anullohej për pozicion jashtë loje. Dhe si për fat të keq, do të ishte përsëri Lautaro Martinez,  të cilit do t’i anulohej një tjetër gol për pozicion jashtë loje në minutën e 79’. 

Ndërkohë që italianëve u duhej patjetër fitorja për të kaluar grupin, Barcelona e kishte siguruar kualifikimin. Por kjo nuk u mjaftoi katalanasve. Ansu Fati i futur në lojë në minutën e 85’, shënon në të 87’ duke i dhënë fund ëndrrës europiane për Interin e Contes. Për Ansu Fati, goli ishte i një rëndësie të veçantë, pasi 16 vjçari hyri në histori, si shënuesi më i ri në UEFA “Champions League”

Takimi u mbyll në shifrat 1-2 në favor të skuadrës spanjolle, por Interi i Contes ka tashmë një tjetër shans në arenën ndërkombëtare. Pas eleminimit nga “Champions League”, pritet të shohim ecurinë e Inter në kupën e vogël të Europës, pikërisht “Europa League”.

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Champions League