Connect with us

Futboll

Formacioni më i mirë i dekadës në Premier League

premier league

Viti 2019 po shkon drejt fundit dhe bashkë me të po përfundon një tjetër dekadë fantastike e futbollit anglez. Vitet e fundit të Ferguson dhe Wenger, ngritja e rrufeshme e Manchester City, mrekullia e Leicester dhe ringjallja e Liverpool. Këto janë vetëm disa prej ngjarjeve të mëdha që Premier League ka dhuruar gjatë këtyre 10 viteve.

Kur vjen fjala tek futbollistët që kanë zbritur në fushë gjatë kësaj periudhe mund të thuhet se cilësia ka qenë e jashtëzakonshme. Për këtë arsye Goal.com ka marrë përsipër të ndërtojë formacionin më të mirë të dekadës së fundit në Premier League. Le të ndjekim përzgjedhjen e tyre:

David de gea premier league

David de Gea

Spanjolli ka qenë 5 herë në formacionin e vitit në Premier League, 4 herë futbollisti i vitit për Manchester United dhe një nga pikat më të forta të skuadrës gjatë këtyre viteve. Vazhdueshmëria që ai ka patur në paraqitjet e tij e bëjnë praninë e De Gea mëse të merituar.

Pablo Zabaleta premier league

Pablo Zabaleta

Pavarësisht numrit të madh të yjeve që Manchester City ka transferuar, Zabaleta arriti të ruante vendin e tij në skuadër. Një mbrojtës i palodhur, luftarak dhe jashtëzakonisht i përkushtuar, ai arriti të fitonte tituj me Citizens dhe të shndërrohej në një nga të preferuarit e fansave.

Vincent kompany premier league

Vincent Kompany

Një tjetër futbollist i Manchster City i adhuruar nga fansat për grintën dhe pëkushtimin e tij. Gjatë viteve 11 në skuadër ai fitoi 4 Premier League me 3 trajnerë të ndryshëm dhe cdo herë ishte lideri në fushë dhe jashtë saj.

Virgil van Dijk

Liverpool u kritikua nga të gjithë për shumën që shpenzoi për të transferuar gjigantin holandez, por koha tregoi që Van Dijk vlente cdo cent të asaj shume. Këtë vit mbrojtësi i Liverpool i shkoi shumë pranë Topit të Artë duke u renditur i dyti me një diferencë shumë të vogël nga Leo Messi

formacioni premier league

Cesar Azpilicueta

Vazhdimësia dhe aftësia për të luajtur kudo në mbrojtje e bëjnë mbrojtësin e Chelsea zgjedhjen e rradhës. Gjatë vitit ku Chelsea u shpall kampion i Premier League me Jose Mourinho, portugezi shprehej se do të donte të kishte “11 Azpilicueta” në fushë. Tashmë spanjolli është kapiten i skuadrës së Frank Lampard.

formacioni premier league

Yaya Toure

I larguar prej Barcelonës për ti hapur vendin Busquets, Yaya Toure tregoi edhe më tepër klas gjatë karrierës së tij tek Manchester City. Fitoi 2 Premier League dhe forma e tij në sezonin 2013-14 ku në rolin e mesfushorit arriti të shënonte 20 gola do të qëndrojë përherë në librat e historisë të klubit anglez.

ngolo kante, formacioni premier league

N’Golo Kante

Padyshim një nga blerjet më mira të dekadës në futbollin anglez. Vetëm 5 milionë pounds shpezoi Leicester për francezin që u shndërrua në shtyllën e mesfushës së skuadrës që bëri mrekullinë duke fituar Premier League. Të njëjtin sukses arriti ta përsëriste dhe me Chelsea dhe vendi i tij në këtë formacion është i padiskutueshëm.

David silva

David Silva

Arktitekti i 4 titujve të fituar nga Manchester City, dhe një prej mesfushorëve më të mirë në historinë e Premier League. Spanjolli gëzon simpatinë e të gjithë futbolldaëshve për kreativiteti dhe spektaklin që ofron në fushë.

Raheem Sterling

I shkoi pranë titullit me Liverpool kur ishte ende adoleshent, por u desh të transferohej tek City që ta arrinte. Momentalisht është një prej futbollistëve kryesorë të klubit dhe kombëtares angleze dhe prej tij ende pritet shumë.

Sergio Aguero

Do të mbahet mend përherë si njeriu që i dhuroi City titullin e vitit 2012. Duke pare titujt e fituar, shifrat dhe performancat mund të thuhet se emri i tij meriton të përmendet edhe më shpesh në diskutimet e më të mirëve. Padyshim një legjendë e klubit.

Lajdan është një nga kontribuesit kryesorë të "Portali Sportiv", me një pasion për gazetarinë sportive ai ka treguar gjithmonë një nivel të lartë profesional në përcjelljen e lajmit tek audienca jonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll