Connect with us

Futboll

10 Futbollistët më të mire në Botë (2019)

lionel messi

Çdo sportdashës ka opinionin e tij kur vjen fjala për të renditur në një klasifikim yjet botërorë të “lojës së bukur”. Megjithatë shumica bien dakord mbi emra gjigandësh si Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo, të cilët kanë ndryshuar përgjithmonë lojën e futbollit, duke i dhënë asaj formën që ne njohim sot. Ky klasifikim bazohet në statistika, trofe të fituar, opinione personale, si dhe imazhin dhe influencën e secilit lojtar, si brenda ashtu dhe jashtë fushe. Më poshtë jepet renditja për 10 futbollistët më të mire në botë në dekadën e fundit.

10. Arjen Robben

arjen robben nje nga futbollistet me te mire ne bote

Anësori hollandez ka luajtur futboll vazhdimisht në nivele të larta për gjigandët gjermanë të Bayern Munich dhe kombëtaren e tulipanëve. Me një kombinim perfekt të teknikës dhe shpejtësisë Robben ka krijuar me sukses stilin e tij të të luajturit futboll duke u kthyer në nje makth për mbrojtësat kundërshtarë. Kjo provohet qartë nga shifrat, ku pavarësisht dëmtimeve të kohëve të fundit, Robben ruan një mesatare golash relativisht të lartë krahasuar me anësorët e tjerë. Padyshim një nga futbollistët më të mire të kësaj dekade në botë.

9. Zlatan Ibrahimovic

futbollistet me te mire ne bote

E si mund të mos e adhurosh shtatëlartin më të famshëm suedez ?! Zlatan Ibrahimovic përvec karakterit karizmatik dhe vetëbesimit shpesh here të tepruar na ka ofruar disa nga momentet më emocionuese në fushën e blertë. Me golat spektakolarë si ajo rrofeshate kundër përfaqësueses angleze në vitin 2012 apo akrobacitë me PSG në kampionatin francez Zlatan ka rrëmbyer zemrat e të gjithëve. Për tu përmendur është fakti se suedezi ka patur rol protagonist ne të gjitha kampionatet kryesore europiane, ku ka luajtur për skuadra elitare si Barcelona, Inter, Milan, Man Utd etj.. Madje dhe në MLS  në Amerikë, 38-vjeçari ka krijuar fansa të rinj të cilët filluan të ndjekin futboll frymëzuar nga ai vetëm. Vërtet mbresëlënëse.

8. Andres Iniesta

andres iniesta

Andres Iniesta bën pjesë në grupin e atyre legjendave spanjolle që bashkojnë fansat e futbollit në mbarë botën pavarësisht skuadrës së zemrës për të cilën bëjnë tifo. Simbol i respektit per lojën dhe fair-playin, si dhe një nga protagonistët e epokës së artë të Barcelonës dhe kombëtares spanjolle, Iniesta është shembulli i një lojtari thjesht perfekt. Spanjolli ka fituar gati gjithçka për sa i përket trofeve, por ende jo trofeun individual te Topit të Artë, që do të ishte më se i merituar për fantazistin spanjoll. Gjithsesi kjo nuk e ka ndaluar Iniestën të gdhendë me gërma të arta emrin e tij në historinë e futbollit modern.

7. Gareth Bale

bale nje nga futbollistet me te mire ne bote

Gareth Bale nuk po kalon ditët e tij më të mira te Real Madrid por kjo nuk mund të anashkalojë faktin se wellsiani është fitues 4 herë i trofeut të Champions League me Madrilenët, dy here si protagonist kyç në ndeshje. Bale i dhuroi Real Madrid dhe trofeun e “Copa del Rey” me një performance spektakolare dhe një gol fantastik kundër katalanasëve të Barcelonës në vitin 2014. Me shpejtësinë karakterizuese dhe një të majtë potente Gareth Bale meriton patjetër një vend në renditjen e 10 futbollistëve më të mire në botë për këtë dekadë.

6. Manuel Neuer

neuer

Pak skuadra në botë kanë pikën e tyre më të fortë në fushë gardianin e portës. Ky është rasti i kombëtares gjermane dhe skuadrës së Bayern Munich. Kur flitet për Manuel Neuer të gjithë bien dakord se gjermani është një nga portierët më të mire në historinë e futbollit dhe padyshim më i miri i dekadës. Neuer është shumë më shumë se një portier i mire. Një lojtar që rrezaton vetëbesim, dhe në lojën me këmbë, gjemani udhëhoqi Bayern Munich në fitimin e tripletës në sezonin 2012-2013. Portieri legjendar arriti të ngrinte dhe trofeun më emblematik në futboll, Kupën e Botës  në vitin 2014 në Rio, Brazil duke i dhënë lavdi të përjetshme “Panzerave”. Ajo çfarë e dallon Neuer nga shumë yje të tjerë në nivelin e tij është qetësia që përcjell në ekip dhë korrektësia, si në fushë dhe jashtë saj. Vërtet ekselencë gjermane!

5. Sergio Aguero

Sergio aguero

Të luash në Premier League-n angleze kërkon më shumë se thjesht talent. Dhe kjo është ajo që Sergio Aguero ofron në fushën e blertë. Konsistent në gola me skuadrën e Man City, si dhe gjithmonë i vlefshëm për kombëtaren e tij, argjentinasi ka shumë pak të meta. Kujtojmë se Aguero na ka dhuruar një nga momentet më emocionuese në historinë e futbollit. Golin në minutat e fundit kundër skuadrës së Queens Park Rangers, i cili i dhuroi skuadrës së tij titullin kampion në Premier League, në luftën deri në minutat e fundit me rivalët e United. Instiktet, potenca dhe aftësia e lartë për të finalizuar e bëjnë Agueron një nga 10 futbollistët më të mire në botë në vitet e fundit.

4. Neymar

Neymar nje nga futbollistet me te mire ne bote

Të gjithë e njohin Neymar. Si për talentin dhe potencialin e lartë që braziliani zotëron, ashtu dhe për imazhin e tij mjaft të famshëm si person VIP jashtë botës së futbollit. Sipas statistikave të vitit të mëparshëm Neymar ka shënuar më shumë gola respektivisht se Messi dhe Ronaldo kur ata ishin në moshën e tij. Padyshim tregues i një të ardhmeje të ndritur qe e pret brazilianin në vitet në vijim. Në fund të fundit ylli i PSG i ka dhënë provat me Barcelonën, duke fituar praktikisht gjithçka në nivel klubi. Gjithashtu performancat solide me “Seleçaot” nuk kanë munguar pavarësisht problemeve me dëmtimet por dhe karakterin, që duhet thënë se nuk e ndihmon Neymar si futbollist. Të gjithë presin të shikojnë shumë më shumë nga superstari i talentuar.

3. Luis Suarez

suarez

Sulmuesi i Barcelonës nuk është i preferuari i të gjithëve, por aftësia e tij unike për të shënuar nuk është diçka për tu debatuar. Instiktet e uruguajanit brenda zones janë vrastare dhe performancat e tij janë gjithmonë në 100 përqind. Mjafton të ndjekësh një ndeshje dhe kupton lehtësisht se Suarez luan futboll me shpirt dhe çdo ndeshje do të thotë shumë për të. Pikërisht talenti dhe përkushtimi i bomberit janë arsyeja se pse shtëpia e tij prej 2014-ës është Barcelona.

2. Cristiano Ronaldo

Ronaldo nje tjeter lojtar, nga futbollistet me te mire ne bote

Legjenda portugeze është jo vetëm një nga 10 futbollistët më të mire në botë, por një rekordmen absolut. Standartet dhe rekordet që Ronaldo ka vendosur në futboll ka gjasa të qëndrojnë të pathyera për shumë vite. Me një karakter lideri si asnjë tjetër Ronaldo ka udhëhequr galaktikët e Real Madrid dhe kombëtaren portugeze drejt trofeve dhe po bën të njejtën gjë në Serie A me skuadrën e Juventus. 34 vjeçari duket se nuk njeh limite dhe sigurisht në rrugëtimin e tij nuk kanë munguar trofetë personalë. 5 Topa të Artë dhe vlerësime të panumërta nga kritikë, dhe jo vetëm, përsëri nuk mjaftojnë për të përshkruar influencën e Cristiano Ronaldo në futbollin modern.

1. Lionel Messi

Besoj shumë prej jush e prisnin këtë emër në vendin e pare të klasifikimit tone. I tillë është Lionel Messi. Futbollisti më i mirë në botë. Madje më shumë se kaq. Talenti i “pleshtit” është diçka krejtësisht e pakrahasueshme me asgjë tjetër. Gjenialiteti i argjentinasit habit dhe personat që shikojnë futboll për here të parë në jetën e tyre. Driblimi, teknika, e majta magjike, vizioni, shkathtësia dhe eleganca e kanë kthyer Leon në një yll botëror dhe frymëzim për të gjithë të rinjtë që adhurojnë futbollin. N.q.s Barcelona e Pep Guardiolës revolucionarizoi futbollin në atë që ne njohim sot, një meritë e madhe i shkon patjetër Lionel Messit. Bota e sportit i falet shume argjentinasit dhe trofete individualë kurrsesi nuk mjaftojnë për t’i shprehur atij këtë mirënjohje. Ajo çka mund të bëjmë është thjesht të adhurojme Leon dhe të gjithë superstarët e tjerë në këtë listë. Jemi vërtet me fat…

Cilët janë 10 futbollistët më të mire në botë për këtë dekadë sipas jush ? Mund të lini komentin dhe renditjen tuaj më poshtë.

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

5 Comments

5 Comments

  1. Pingback: Kampionati italian, Duel Juve-Inter dhe krizë e Milan - Portali Sportiv

  2. Pingback: Ligue 1: PSG marshon në krye - Portali Sportiv

  3. Pingback: Neymar: A është i mundur rikthimi te Barcelona?! - Portali Sportiv

  4. Pingback: Formacioni më i mirë i dekadës në Premier League - Portali Sportiv

  5. Pingback: Ronaldo sfidon ligjet e gravitetit - Portali Sportiv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll