Connect with us

Futboll

Neymar: A është i mundur rikthimi te Barcelona?!

barcelona

Që kur Neymar u transferua nga Barcelona, tek skuadra e Paris Saint-Germain në 2017-ën, gjërat nuk shkuan asnjëherë ashtu siç i kishte menduar braziliani dhe fansat.

Megjithëse transferta prej 222 milionë eurosh theu çdo lloj rekordi në historinë e merkatos futbollistike, skepticizmi rreth kësaj lëvizjeje ishte gjithnjë e në rritje. 

Zërat për rikthimin e Neymar në Spanjë qarkullonin që në ditët e para të brazilianit në Paris dhe nuk u shuan asnjëherë. Në këtë pikë, adhuruesit e superstarit, por dhe fansat e tjerë duan të dinë me ngulm nëse do të ketë një rikthim të lavdishëm të Neymar në “Camp Nou”…

Në verën që lamë pas ishte vet Neymar i cili e pranoi se nuk ishte i lumtur te PSG. Ndërkohë dukej se dhe Barcelona po punonte për të sjellë përseri yllin brazilian në Spanjë.

Ndërkaq zëra të tjerë hidhnin poshtë idenë se Barça kishte në fokusin e saj rikthimin e Neymar, duke arsyetuar se një transaksion i tillë do të ishte financiarisht i pamundur për katalanasit. Sipas thashethemeve, vet Neymar u përlot kur mori vesh ne gusht se transferimi i tij në Spanjë ishte i pamundur. 

Në rrethana të tilla talenti brazilian ndryshoi qëndrimin e tij në fillim të sezonit të ri, duke i deklaruar besnikëri të plotë PSG. Neymar garantoi fansat dhe klubin, se do të japë 100 përqindëshin e tij për t’i sjellë skuadrës trofeun e “Champions League”. E megjithatë, rikthimi me katalanasit duket ende në dëshirat e brazilianit. 

Sipas raportimeve të muajit të fundit Barça ka ende në planet e saj operacionin për rikthimin e Neymar në “Camp Nou”, por kjo vetëm në fund të sezonit.

Dhe në këtë rast dyshimet janë të larta ,pasi spanjollët po monitorojnë me vëmendje situatën e dëmtimeve të brazilianit. Forma e futbollistit mund të jetë faktor kyç në atë çka mund të ndodhë në të ardhmen. Në një transaksion kaq delikat, aftësitë e Neymar duhet të shërbejnë si garanci për katalanasit, dhe jo të hedhin hije dyshimi.

E vetmja gjë e sigurt në këtë mes, është se do të shohim Neymar te PSG, të paktën deri në fund të sezonit. Një rikthim në Spanjë do të ishtë vërtet i bujshëm, por për ketë, Neymar dhe fansat e tij duhet ende të presin.

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll