Connect with us

Bundesliga

Në Angli ka garë për Sancho, Dortmund mohon largimin

sancho

Jadon Sancho shihet si një prej të rinjve më premtues të futbollit europian. Vetëm 19-vjecar ai është titullar tek Borussia Dortmund për të cilët luan prej vitit 2017 dhe ka shënuar 20 gola në 58 paraqitje gjithsej për klubin e Bundesliga. Anglezi u rendit i dyti në Kopa Trophy për vitin 2019, cmim me të cilin vlerësohen futbollistët më të mirë të rinj.

Me paraqitjet dhe vlerësimet e marra deri tani është normale që interesi i klubeve të mëdha ndaj tij të jetë në rritje. Prej kohësh qarkullojnë zëra për një largim nga Bundesliga dhe rikthimin në Angli ku disa prej skuadrave të mëdha janë të interesuara për ta transferuar.

Interesi i klubeve angleze

Manchester United janë prej kohësh një prej admiruesve të Sancho dhe flitet se e kanë ndjekur me kujdes situatën e tij tek Dortmund. Sipas raportimeve të fundit Solskjaer është i gatshëm të bëjë një oferte që në merkaton e Janarit që është vetëm pak javë larg, por kjo tratativë mund të shndërrohet shumë shpejt në një ankand.

Sipas Daily Mail, drejtuesit e Chelsea janë gjithashtu të gatshëm të ofrojnë deri në 100 milionë për shërbimet e 19-vjecarit të Dortmund.  Skuadrat e tjera në vijën e dytë të garës për Sancho janë edhe Liverpool me Manchester City, por organika e plotë që këto 2 klube kanë e bën disi më të vakët interesimin e tyre.

Por cili është qëndrimi i Borussia Dortmund në lidhje më këtë situatë?

Drejtuesi i Dortmund hedh poshtë zëat për largimin e Sancho

Drejtori sportiv i klubit gjerman, Michael Zorc, është shprehur ditët e fundit për mediat se sulmuesi anglez do të qëndrojë dhe se nuk ekziston asnjë skenar për largimin e tij në merkaton e Janarit.

“Ne vazhdojmë të planifikojmë me të në skuadër. Ai është një futbollist kryesor për ne dhe nuk shoh asnjë skenar në të cilin ai largohet,”- u shpreh ai.

Situata e Dortmund dhe Sancho

Sancho ka shënuar 5 gola dhe ka dhënë 2 asist në 4 paraqitjet e fundit. Dortmund u ngjit në vendin e 3-të në Bundesliga pas fitores 5-0 në fundjavë përballë Dusseldorf dhe gjërat duket se po rikthehen të shkojnë mirë për klubin gjerman.

Qëndrimi i Sancho, të paktën edhe këtë sezon, do të jetë priotitet për Dortmund. Nëse dëshirojnë të luftojnë për titullin e Bundesliga, nuk mund ti lejojnë vetes të humbasin një prej futbollistëve kryesorë të tyre. Klubeve angleze do tu duhet të presin.

Lajdan është një nga kontribuesit kryesorë të "Portali Sportiv", me një pasion për gazetarinë sportive ai ka treguar gjithmonë një nivel të lartë profesional në përcjelljen e lajmit tek audienca jonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Bundesliga