Connect with us

Bundesliga

E ardhmja e David Alaba

David alaba

Deklarata e presidentit të Bayern Munich, Herbert Hainer, duket se i ka konfirmuar dyshimet se David Alaba është drejt largimit nga bavarezët.

Në një intërvistë për BR24, Hainer zbuloi se i kishte thënë Alaba dhe agjentit të tij se priste një përgjigje për të ardhmen e lojtarit deri në fund të Tetorit.

Meqënëse nuk pati progress në këto negociata, Bayern Munich e ka tërhequr kontratën që i ishte ofruar austriakut.

Kjo do të thotë se Alaba mund të transferohet me parametra zero në fund të sezonit, por cilat janë destinacionet e mundshme të tij? 

Liverpool

Me Virgil Van Dijk të dëmtuar deri në fund të sezonit, Liverpool mund të hidhet në sulm për të transferuar Alaba që në merkaton e Janarit.

Në këtë rast lojtari nuk do të transferohej me parametra zero, por gjithsesi me një cmim të reduktuar në krahasim me vlerën e tij të tregut.

Kjo do të ishte një goditje perfekte për Liverpool, por do të jetë e vështirë që Bayern Munich të vendosë të humbasë shërbimet e një futbollisti të rëndësishëm në mes të sezonit.

Barcelona

Katalanasit janë duke bërë ndryshime të mëdha në ekip dhe Alaba do të ishte padyshim një goditjje e madhe në merkato. Aftësia e lojtarit për të luajtur në disa pozicione do ta bënte një aset mjaft të vlefshëm për skuadrën.

Barcelona ka treguar se ka probleme me repartin e mbrojtjes me Pique që do të jetë 34 vjec në fund të sezonit, Lenglet që nuk bind plotësisht dhe Umtiti shpeshherë të dëmtuar. Ndoshta zgjidhja e duhur për Barcelona është nënshkrimi me austriakun e Bayern Munich.

Manchester United 

Manchester United ka firmosur me mbrojtësin e majtë Alex Telles ndërsa në qendër kanë Harry Maguire, por Alaba është në një nivel më të lartë se të dy dhe në rast se do të transferohej nga Red Devils do të ishte padyshim titullar në formacionin e Solskjaer. 

Edhe pse Alaba do të transferohet me parametra zero në fund të sezonit, pak ekipe kanë mundësinë financiare për të paguar shumën e lartë që ai përfiton në kontratën e tij. Në këtë aspekt drejtuesit e Manchester United kanë mundësinë të ofrojnë shifra më joshëse se shumë klube të tjera.

Real Madrid

Alaba ka qenë gjithmonë një prej lojtarëve të parapëlqyer të presidentit Perez dhe në momentin që ai mund të afrohet falas, Real Madrid padiskutim që do të jenë të interesuar.

Marcelo është 32 vjec, Ramos 34 dhe madrilenët ende nuk kanë arritur të gjejnë garanci për të ardhmen e mbrojtjes së tyre. Alaba do të ishte perfekt për të trashëguar vendin e secilit prej tyre në formacionin e Real Madrid dhe Zidane nuk pritet të ketë kundërshtime për transferimin e një lojtari të kalibrit të tij.

Liverpool, Barcelona, Manchester United apo Real Madrid? Të gjitha janë opsione të mundshme për Alaba, por nuk përjashtohet mundësia që edhe të tjerë gjigandë europianë si Juventus, Inter apo Manchester City të hyjnë në garë për transferimin e tij. Ajo që është e sigurt është se emri i tij do të jetë ndër më të përfolurit gjatë muajve në vijim.

Lajdan është një nga kontribuesit kryesorë të "Portali Sportiv", me një pasion për gazetarinë sportive ai ka treguar gjithmonë një nivel të lartë profesional në përcjelljen e lajmit tek audienca jonë!

1 Comment

1 Comment

  1. Pingback: Depay: Kush nuk do të donte të luante tek Barcelona? - Portali Sportiv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Bundesliga