Connect with us

Bundesliga

Borussia Dortmund transferon Haaland

haaland

Një nga talentet më të kërkuara në Europë, Erling Braut Haaland, ka vendosur më në fund ekipin ku do të transferohet dhe bëhet fjalë për gjermanët e Borussia Dortmund.

Ekipi i Bundesliga ka mposhtur konkurrencën e skuadrave si Manchester United dhe Juventus që sipas mediave ishin favorite në garën për Haaland.

Haaland do ti bashkohet ekipit të tij të ri më 3 Janar, shuma e transferimit të tij thuhet se është rreth 20 milionë euro dhe kohëzgjatja e kontratës deri më 2024.

Vetëm 19 vjec, norvegjezi ka shënuar 28 gola në 22 ndeshje për Salzburg këtë sezon, 8 prej të cilëve në Champions League

Sulmuesi foli për transferimin në një deklaratë për website-in e Dortmund dhe u shpreh:

“Kam pasur diskutime intensive me drejtuesit e klubit, sidomos me Hans-Joachim Watzke, Michael Zork dhe trajnerin Lucien Favre.”

“Që në fillim kam ndjerë se doja të transferohesha në këtë klub dhe të luaja futboll në këtë atmosferë të pabesueshme përpara 80 000 spektatorëve. Mezi po pres të filloj.”

Edhe drejtuesi i Dortmund, Watzke, ishte po aq entuziast për finalizimin e këtij transferimi.

“Pavarësisht shumë ofertave nga klubet më të mira në Europë, Erling ka vendosur ti bashkohet projektit të Borussia Dortmund dhe vizionit që i kemi paraqitur. Këmbëngulja jonë është shpërblyer.”

Transferimi i Haaland padiskutim që do ti japë Dortmund një shtysë më shumë në fazën e dytë të Bundesliga. Verdhezinjtë janë 7 pikë pas kryesuesve të Leipzig, ndodhen momentalisht në vendin e 4-t dhe sezoni deri tani ka qenë me lëkundje të shpeshta të formës.

Megjithatë filozofia e Dortmund vazhdon të jetë firmosja me talente të reja dhe kësaj rradhe kanë rrëmbyer një prej golashënuesve më premtues në Europë.

Nëse djaloshi norvegjez arrin të përshtatet shpejt, ndoshta shumë shpejt do të shohim një Dortmund më bindës në Bundesliga, të aftë për të rivalizuar për titullin kampion.

Lajdan është një nga kontribuesit kryesorë të "Portali Sportiv", me një pasion për gazetarinë sportive ai ka treguar gjithmonë një nivel të lartë profesional në përcjelljen e lajmit tek audienca jonë!

1 Comment

1 Comment

  1. Pingback: Erling Haaland, Dortmund ishte zgjedhja e duhur - Portali Sportiv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Bundesliga