Connect with us

Futboll

Tjetër fitore me Ancelotti, sa larg mund të arrijë Everton?

everton

Carlo Ancelotti duket se ka rikthyer qetësinë tek klubi i Everton. Pas fitores në “Boxing Day” ndaj Burnley me rezultatin minimal 1-0, ekipi i drejtuar nga trajneri Italian ka arritur një tjetër sukses në Premier League, kësaj rradhe jashtë fushe, përballë Newcastle.

Të tre golat e shënuar nga Everton në këto dy ndeshje janë shënuar nga Dominic Calvert-Lewin i cili po rezulton një lojtar kyc në këto ditë të hershme të Ancelotti.

Këto rezultate e kanë larguar skuadrën nga zona e fundit të renditjes dhe momentalisht ndodhet në kuotën e 25 pikëve.

Fillimi i sezonit ishte larg pritshmërive për Everton ku në 18 ndeshjet para italianit grumbulloi vetëm 19 pikë. Forma e dobët e skuadrës solli rrjedhimisht shkarkimin e trajnerit Marco Silva,  cili u largua nga stoli i bluve pas humbjes me rezultatin 5-2 në derbin ndaj Liverpool. 

Gjatë javëve në vijim në stolin e skuadrës u ul përkohësisht Duncan Ferguson i cili arriti 1 fitore dhe 2 barazime, jo keq nëse marrim parasysh formën e mëparshme të skuadrës në Premier League.

Megjithatë emërimi i Ancelotti është një mesazh i qartë se drejtuesit dëshirojnë më shumë nga klubi i tyre.

Premier League është padyshim kampionati më kompetitiv në Europë, sidomos për sa i përket numrit të skuadrave që luftojnë për një vend në Champions League apo Europa League.

Bëhet fjalë për 6 apo 7 skuadra që luftojnë në mënyrë konstante cdo sezon për 5 vendet e para dhe duket se objektivi i Everton do të jetë të bëhet pjesë e kësaj elite të Premier League.

Ancelotti është vlerësuar gjithmonë për trofetë e fituar, por kësaj rradhe ndoshta duhet të përdorim një tjetër njësi matëse. Emërimi i tij tregon se Everton kërkon të arrijë një tjetër nivel përsa i përket statusit të klubit, por në fushë mundësitë për trajnerin italian do të jenë të limituara.

Gjithsesi le të shohim cdo të ndodhë. Në fund të fundit një tjetër Italian, Claudio Ranieri, u bë arktitekti i mrekullisë Leicester.

Lajdan është një nga kontribuesit kryesorë të "Portali Sportiv", me një pasion për gazetarinë sportive ai ka treguar gjithmonë një nivel të lartë profesional në përcjelljen e lajmit tek audienca jonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll