Connect with us

Futboll

Carlo Ancelotti trajneri i ri i Everton

Carlo Ancelotti

Italiani Carlo Ancelotti është zyrtarisht trajner i anglezëve të Everton. Klubi ka bërë zyrtar lajmin pak para ndeshjes kundër Arsenal, që u mbyll në shifrat 0-0. Ancelotti ka nënshkruar një kontratë për 4 vite e gjysmë me skuadrën e Everton.

Trajneri i suksesshëm ishte i pranishëm në tribunën e “Goodison Park”, ku ndoqi skuadrën e tij në përballjen me londinezët e Arsenal. Carlo Ancelotti do të marrë zyrtarisht detyrën e tij ditën e nesërme.

Ai zëvëndëson në pankinën e Everton teknikun portugez Marco Silva, i cili u shkarkua nga klubi pak kohë më parë.

Everton gjendet në vendin e 15-ë në Premier League, vetëm dy vende larg zonës së rënies nga kategoria. Në këto pozita të vështira, të gjithë presin një ndryshim të thellë në frymën brenda ekipit me ardhjen e Ancelottit. Pikërisht kështu mendon dhe aksioneri kryesor i klubit anglez, Farhad Moshiri.

Everton është një klub fantastik, me histori të pasur dhe një fanbase shumë të apasionuar. Ka një vizion të qartë nga pronarët dhe bordi drejtues për të ecur me sukses dhe fituar trofe. 

Kjo është diçka që më përshtatet mua si trajner dhe jam shumë i emocionuar që të punoj me të gjithë stafin për ta bërë këtë vizion realitet.”, ka deklaruar Ancelotti për kanalin zyrtar të Everton.

Kujtojmë se italiani ka ngritur shumë trofe me skuadrat që ka drejtuar në elitën e futbollit europian. Carlo Ancelotti ka fituar dy herë “Champions League” me skuadrën e Milan dhe një herë me Real Madrid.

Gjithashtu ia ka dalë të fitojë “Serie A” me Milan, “Bundesligën” me gjermanët e Bayern Munich si dhe “Ligue 1” me PSG.

Everton ngelet një skuadër modeste në krahasim me klubet “big” në Angli, si Liverpool, City apo United, por gjithsesi pritshmëritë për trajnerin italian janë të larta. Mbetet të shohim nëse Carlo Ancelotti do të jetë kura e duhur për ekipin e Everton…

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

1 Comment

1 Comment

  1. Pingback: Tjetër fitore me Ancelotti, sa larg mund të arrijë Everton? - Portali Sportiv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll