Connect with us

Futboll

Liverpool- Club World Cup, ja fjalët e Klopp

liverpool

Liverpool u shpall kampion i FIFA Club World Cup pas fitores në finale ndaj Flamengo. Ishte goli i Firmino që vendosi takimin dhe i dhuroi klubit trofeun e parë të këtij lloji në historinë e tij.

Pas ndeshjes trajneri i “The Reds” u duk mjaft i ekzaltuar dhe u shpreh se dëshironte që momentalisht lojtarët e tij thjesht të shijonin këtë sukses. Liverpool ndodhet 10 pikë përpara ndjekësit më të afërt në Premier League edhe pse me një ndeshje më pak dhe ky mund të jetë viti i tyre edhe në kompeticionin vendas.

Pas një ndeshjeje të vështirë ku ekipit ju desh të luante edhe kohën shtesë për të arritur fitoren, Klopp ishte mjaft i lumtur me performancën e të tijëve.

“Jemi të gjithë disi të lodhur nga një ndeshje me shumë intesitet. Ishte një paraqitje fantastike në një ndeshje shumë të vështirë përballë një kundërshtari të fortë.”

“Golat e vonë ndoshta ne nuk i duam, por në këtë rast ishte i nevojshëm dhe i rëndësishëm. Djemtë janë përmirësuar shumë gjatë ketyre muajve dhe kur nis të kesh besim, beson përgjatë gjithë 90 minutave apo 120 minutave në këtë rast.”

“Mendoj se e merituam fitoren, ishim skuadra më e mirë.”

“Në këtë moment duhet të shijojmë këtë natë fantstike për ne, për klubin, për të gjithë ata që na mbështesin. Jam shumë krenar per djemtë.”

Klopp gjithashtu lavdëroi edhe shënuesin e golit të fitores, Roberto Firmino, i cili së bashku me Sadio Mane dhe Mohamed Salah përbëjnë sulmin e Liverpool.

“Nëse njëri nuk arrin të shënojë, një tjetër prej tyre e arrin. Na duhej goli i Firmino sot dhe jam shumë i lumtur për të”

Titulli i Premier League mungon tek Liverpool që prej vitit 1990. Sukseset e sezonit të shkuar në europë dhe rrjedhimisht trofetë e fituar këtë sezon,  e kanë rikthyer klubin aty ku i takon. Megjithatë synimi i madh mbetet Premier League dhe djemtë e Klopp këtë vit duken të aftë te fitojnë gjithcka.

Lajdan është një nga kontribuesit kryesorë të "Portali Sportiv", me një pasion për gazetarinë sportive ai ka treguar gjithmonë një nivel të lartë profesional në përcjelljen e lajmit tek audienca jonë!

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll