Connect with us

Futboll

Jurgen Klopp: Pep Guardiola trajneri më i mirë në botë

guardiola

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp ka shprehur dhe njëher hapur mendimin e tij mbi Pep Guardiola. Gjermani ka thënë se sipas tij, Pep është trajneri më i mirë në botë. Nuk dihet nëse Klopp ka dashur t’i thurë elozhe Guardiolës, apo realisht ai beson se aftësitë e trajnerit të Manchester City-t qëndrojnë mbi të tijat.

Dyshja fantastike e trajnerëve ka sfiduar njëri-tjetrin në dy nga kampionatët më elitarë europianë, Bundesligën gjermane dhe Premier League-ën angleze. Me kalimin e kohës duket se marrdhënia mes Pep dhe Klopp ka fituar respektin e ndërsjelltë të të dyve. 

Jurgen Klopp deklaroi pak muaj më parë se Pep Guardiola e kishte telefonuar personalisht për ta përgëzuar mbi finalen e fituar nga skuadra e tij në Champions League. 

 Ndërkohë gjermani deklaroi dje për mediat:

“Ajo çfarë Guardiola po bën me skuadrën e tij është fantastike. Më pëlqen shumë ti shikoj teksa luajnë. Unë e kam thënë dhe herë të tjera, mendoj se Pep është trajneri më i mirë në botë.”

Klopp gjithashtu shtoi:

“Pep dhe unë jemi shumë të ndryshëm, kështu që dhe skuadrat pasqyrojnë karakterin tonë. Ai është më i qetë pra është “gentleman”, ndërsa unë jam pak më intensiv.

Pak a shumë siç më keni parë kur komunikoj me lojtarët e mi gjatë ndeshjes. E respektojmë shumë njëri-tjetrin por në fund të ditës sigurisht që duam ti mundim (Manchester City) sa here të na jepet rasti.”

Duket se në ndryshim nga rivaliteti Guardiola-Mourinho, rivaliteti Jurgen Klopp-Guardiola gëzon respektin e plotë të trajnerëve për njëri-tjetrin, por dhe të fansave kundërshtarë.

Gjithsesi kjo nuk do të thotë se në fushën e blertë tonet do të zbuten. Përkundrazi! Liverpool-Manchester City do të jetë gjithmonë një duel i luftuar dhe plot emocione për çdo futbolldashës.

Alteo është një kontribues kryesor në "Portali Sportiv". Ka një eksperiencë disa vjeçare në fushën e gazetarisë sportive! Përcjell me pasion lajmin drejt audiencës tonë!

2 Comments

2 Comments

  1. Pingback: Talentet e Premier League, kush do të shkëlqejë në 2020? - Portali Sportiv

  2. Pingback: Kylian Mbappe: Liverpool është një makineri - Portali Sportiv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Futboll